Hidromorava

Edhe në Gjilan shënohet dita ndërkombëtare e familjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drita Klaiqi ka thënë se në lokalitetet rurale ka mangësi të njohurive për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.

Drita Klaiqi, zyrtare për barazi gjinore në kuadër të Njësisë për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se në kuadër të 15 majit, ditës ndërkombëtare të familjes, në Gjilan po fillon një fushatë vetëdijesimi i qytetarëve për shëndetin dhe të drejtat e njeriut, që do të vazhdojë gjatë tërë javës dhe do të shtrihet në zonat e thella rurale si dhe në mjediset ku jetojnë komuniteti serb e rom.

FIDANISHTJA

Klaiqi ka thënë se në lokalitet rurale ka mangësi të njohurive për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Në fshatrat Shurdhan e Kishnapole, që banohen nga popullata shqiptare, në Shillovë, ku jeton komuniteti serbe si dhe në lagjen “Dheu i Bardhë“, ku jeton komuniteti rom, do të mbahen debate gjatë kësaj jave nga zyrtarët e kësaj Njësie, ku do të flitet për rëndësinë që kanë të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore në një shoqëri demokratike, ka thënë Klaiqi.

Moto e kësaj fushate është “Shoqëria e shëndoshë, familja e lumtur”, e cila do të qëndrojë e varur në ballinën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku është zbuluar të martën, derisa të zgjasë projekti. Projekti mbështet edhe nga Grupi i Joformal i Grave të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.