Edhe në Dajkoc asfaltohen disa rrugë

Kamenicë – Kryetari Kadri Rahimaj ka treguar për asfaltimin e rrugëve në fshatin Dajkoc.
Ai ka thënë se në serinë e njoftimeve për përmirësimin e infrastrukturës në secilin fshat, rrugët që janë asfaltuar në fshatin Dajkoc janë:
- Asfaltimi i rrugës “Shaban Sylë Krasniqi”,
- Asfaltimi i rrugës “Nebiu”,
- Asfaltimi i rrugës “Ali e Zylfi Fazliu”,
- Asfaltimi i rrugës “Xhafer e Nevzad Krasniqi”,
- Asfaltimi i rrugës “Rexhep Shem Dajkoci”,
- Asfaltimi i rrugës “Musli Dajkoci”.
Ndër të tjera Kryetari Rahimaj thotë se në Dajkoc nuk përfundon me kaq.
“Jemi në vlerësimin e ofertave edhe për rrugën Kolloleq-Dajkoc-Muçiverc, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh. Për secilin fshat, cep më cep Kamenicës, kushte dhe infrastrukturë e përshtatshme, sipas kërkesës së qytetarit”, ka thënë Rahimaj./rajonipress/