RCCOLA

Edhe Mustafa është i pakënaqur me inspeksionin komunal

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qeveria ime komunale që ende është në detyrë deri më 24 dhjetor, po e kryen punën dhe detyrat ndaj qytetarëve me korrektësi dhe më së miri që mundet në këto rrethana transitore. Është e vërtetë që paksa kapacitetet dhe motivi për punë kanë rënë në përgjithësi e që është përherë në natyrën e fushatave zgjedhore , por procesi në komunë nuk është lënduar me asgjë të dalluar dhe të veçantë tha Qemajl Mustafa duke ju përgjigjur Arben Mehmetit të LDK-së se inspeksioni ka rënë në gjumë dimëror.

Qemajl Mustafa ndonëse nuk është pajtuar në disa pika me Arben Mehmetin e LDK-së megjithatë edhe vet e ka pranuar se ka vërejtje në punën e inspeksionit komunal duke filluar nga drejtori i saj e deri tek inspektorët e ndërtimit.

“Sa i përket inspektoratit të ndërtimit e që është apostrofuar nga një zyrtar i LDK, po e sqaroj që një vërejtje të radhës me shkrim e kanë marrë para dy ditësh të gjithë inspektorët (kryeinspektori Valon Shefkiu dhe katër të tjerët) sepse gjatë kësaj kohe kanë lejuar zhvillimin e punimeve jashtë kufijve të ndërtimit të zonës urbane në anën e djathtë të rrugës magjistrale Gjilan – Bujanoc. Këtë e kemi konstatuar me drejtorinë e urbanizmit ditë më parë” tha Mustafa për rajonipress.

Mustafa tha se kjo është vërejtja e tretë me shkrim për këtë inspektorat i cili ka filluar që të ikë prej agjendës normale së paku qe një vit e gjysmë dhe prej atëherë unë në cilësinë e punëdhënësit merrem me ta në baza ligjore. “Unë, jam munduar maksimalisht që të jem kooperativë me ta , por e kam thënë publikisht dhe po e përsëris që me këtë strukturë nuk jam aspak i kënaqur dhe më vije keq që nuk jam marrë më seriozisht dhe më herët e më shpejtë me vetë drejtorin e inspektoratit dhe me këtë sektor të inspektoratit”.

UBT

Mustafa tha se këta inspektor që të gjithë janë duke u shqyrtuar në instancë disiplinore dhe sigurisht që komisioni disiplinor që në mandatin tim ka qenë plotësisht profesional dhe autonom do ta bëjë me korrektësi ligjore punën e vet.

“Përcaktim i imi ishte që nga ardhja në qeverisje më 2008 (dhe mbetet përherë) që komuna të funksionojë normalisht dhe mirë deri në dorëzim të mandatit sepse unë kam ardhur para gjashtë vitesh për ta ngritur e zhvilluar komunën dhe jam krenarë që plotësisht e kam arritur qëllimin tim për këtë periudhë kohore”.

Mustafa tha se është kryetar me autorizime të plota përderisa kryetari i zgjedhur nuk e jep betimin para kuvendit dhe nuk vije në zyre te unë për ta marrur detyrën.

“Kjo do të thotë që deri atëherë unë mund të marr edhe masa të rrepta disiplinore nën autoritetin e kryetarit të komunës nëse ndonjëri nga shërbyesit civil ose profesional këtë e meriton. Besoj shumë që nuk do të jem i detyruar ta bej një gjë të tillë sepse nuk është dëshirë dhe ambicie e imja”./rajonipress/