FITORJA

Edhe mjekësia familjare dhe ambulancat private me komision të etikës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Hajriz Ibrahimi do të udhëheq komisionin e etikës i formuar nga drejtorati për shëndetësi dhe mirëqenie sociale tha Xhemajl Salihu.

Pas spitalit rajonal të Gjilanit të cilët tashmë janë bërë me komision të etikës i cili do të përcjellë punën e mjekëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësor edhe drejtorati për shëndetësi dhe mirëqenie sociale ka formuar komisionin e etikës i cili do të përkujdeset për shërbimet primare në mjekësin familjare dhe ambulancat private.

Dr.Xhemajl Salihu tha për rajonipress se ky komision do të përcjellë punën e mjekëve në mjekësinë familjare dhe në ambulancat private.”Pacientët do të kenë mundësi që në të gjitha institucionet tona të japin vërejtje,ankesa dhe pse jo edhe padi ndaj mjekëve që shkelin betimin e hipokritit”.

UBT

Salihu është i bindur se ky komision do ta kryejë punën me nder dhe do të jetë në shërbim të një mjekësie më cilësore dhe më të përgjegjshme.

Hajriz Ibrahimi një mjek me autoritet dhe profesionist tha se ky komision është dashur kaherë të formohet.”Shpresojë se komisioni do ta përcjellë çdo parregullsi dhe lëshim profesional. Për mua dhe këtë komision prioritet do të kenë ankesat serioze dhe ato që kanë fakte dhe dëshmi” tha Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit tash e tutje puna e mjekëve do të jetë e monitoruar pos nga përgjegjësit institucional,edhe nga vet pacientët dhe ata që drejtpërdrejtë kanë kontakte apo mund të atakohen nga padrejtësitë eventuale të mjekësve shëndetësor” tha Ibrahimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.