Edhe LVV në Klokot, në përkrahje të Arbër Eminit
Viti – Edhe LVV përfaqsuar nga kryetari Admirim Etemi, ka nënshkruar Deklaratën dhe ju është bashkuar kandidatit për kryetar të komunës në Kllokotit Arbër Eminit. Arbër Emini tha për rajonipress se tashmë është kompletuar mbështetja e faktorit politik shqiptarë në Kllokot, e cila vije në mbështetje të një politikani shqiptar që synim ka kthimin dhe ndikimin e autoritetit shqiptar në këto fshatra.
Arbër Emini i cili po kandidon për kryetar të Komunës së Kllokotit, të dielën e ka marrë aprovimin, edhe të LVV të përfaqësuar nga Admirim Etemi. Kjo përkrahje realisht është edhe mbështesje për fitore për kandidatin shqiptar në Kllokot Arbër Eminin.
Arbër Emini tha për rajonipress se tashmë është kompletuar mbështetja e faktorit politik shqiptarë në Kllokot, e cila vije në mbështetje të një politikani shqiptar që synim ka kthimin dhe ndikimin e autoritetit shqiptar në këto fshatra.
“Do të mundohem të jem kryetar i të gjithë qytetarëve në Kllokot pa dallim e pa përjashtim, ndërsa synojë që të ndjek të gjithë ata që punojnë me direktiva të Beogradit dhe me shqipfolës aty këtu. Jam i sigurt se zgjedhja ime për kryetar komune do të jetë edhe fitore për vet serbët e Kllokotit të cilët shpesh bijnë në grackat e Radojqiqit e politikës së Vuqiqit” tha Emini.
Ndryshe në një postim të mëhershëm Arbër Emini, ka thënë se është koha që Kllokoti të drejtohet nga një kryetar shqiptar!
“Unë jam i vetmi kandidat shqiptar për kryetar të Komunës së Kllokotit. Përballë meje janë disa kandidatë serbë, ndërsa shqiptarët ende mbeten të ndarë. Prandaj, ju bëj thirrje të bashkohemi, sepse vetëm të bashkuar mund ta sjellim fitoren bindëse. Mos bëni asnjë marrëveshje me Listën Serbe, SNS-në apo partitë e tjera serbe.
Shqiptarët e Mogillës, Kllokotit, Gerqarit dhe Verbovcit nuk kanë më vota për ata që mbi 20 vite qeverisën me Kllokotin, na diskriminuan, na përçanë dhe i përdorën votat tona kundër nesh.
Ka edhe disa individë shqiptarë që punojnë ditë e natë për t’ju bindur të votoni për kandidatët serbë.
Por ata nuk kanë fuqi të na ndalin sepse bashkimi ynë është më i fortë se çdo pengesë!
Familjarë e bashkëqytetarë të dashur, mos bini nën ndikimin e tyre. Unë ju kërkoj votën të gjithë shqiptarëve edhe atyre që ndoshta hezitojnë.
Por nëse ka shqiptarë që nuk duan të më përkrahin mua, atëherë ju lus: Nëse mua nuk doni të me votoni, mos me pengoni dhe mos votoni për kandidatët serbë” ka shkruar Emini./rajonipress/



