Edhe Llabjani zgjedhë përfaqësuesit e këshillave lokale
Gjilan – Bajrush Ymeri ka thënë se Komuna e Novobërdës bashkarisht me Ministrin e Pushtetit Lokal mbi një vit e më shumë ka bërë përpjekje për të përgatitur fillimisht rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Novobërdës.
Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, komisioni i përzgjedhur nga kuvendi, përfaqësues nga Projekti Zvicër-Kosovë për qeverisje dhe decentralizim LOGOS si dhe qytetarë të interesuar.
Bajrush Ymeri ka thënë se Komuna e Novobërdës bashkarish me Ministrin e Pushtetit Lokal mbi një vit e më shumë ka bërë përpjekje për të përgatitur fillimisht rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat,Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Novobërdës.
Ymeri tha se në javën e kaluar kemi zgjedhur Këshillat në Lagjen Urbane Novobërdë dhe Pllavic si dhe në Vllasali – Bunjak dhe në Lagjen e Kalas dhe sot ju sot do të zgjidhni përfaqësuesit e juaj edhe në lokalitetin e juaj, duke pasur parasysh angazhimin dhe vullnetin e mirë të tyre për të qen ata lobuesit më të mirë të mundshëm pran institucioneve lokale .
Pas disa diskutimeve të shumta dhe komentimeve të ndryshme pjesëmarrësit propozuan anëtarët ku dhe shkuan në procesin e votimit, të paraparë sipas Rregullores dhe rendit të ditës.
Anëtarët e propozuar për këshill ishin: Jahir Zeqiri, Habit Osmani, Bastri Abdyli, Kurdi Haliti, Albert Mustafa, Sadri Krasniqi, Bajram Abazi, Xhemail Gashi, Blerim Ymeri.
Këshilli doli me propozime për kryetar lider të fshatit me tre propozime : Jahi Zeqiri, Habit Osmani dhe Bastri Abdyli të cilët u hodhën në votim të hapur ku më i votuari ishte Habit Osmani.
Habit Osmani falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë dhe premtoj se bashkërisht me kryesin e re do të japin maksimumin që të përfaqësojnë interesat e këtij këshilli pranë institucioneve lokale me qëllim të ndërmjetësimit për zgjedhjen e problemeve dhe nevojave që i kanë.
Po të njëjtën ditë u bë zgjedhja dhe themelimi i këshillave lokal dhe liderëve të fshatit Koznic ku anëtarë të këshillit u zgjodhën Selver Zymeri, Ardian Ahmeti, Selatin Nuhiu, Kastriot Latifi, Përparim Ahmeti. Kryetar- lider për fshatin Koznic u zgjodh Selver Zymeri/rajonipress/


