Fundamenti

Edhe Lagjja e “Kamnikut” i jep mbështetje Kadriut

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Unë dhe Aleanca, ka muaj që po punojmë për qytetarin e Gjilanit. Ka muaj që po kryejmë punët që është dashur t`i kryejë komuna, si obligim që e ka. Prandaj, premtojë se në fund të gjithë këtij procesi afatgjatë me një numër të projekteve, bashkë do ta gëzojmë dhe festojmë, nismën e fazës së re të projekteve për qytetarët e Gjilanit, ka thënë Rexhep Kadriu.

Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës, gjatë ditës së shtunë, në kuadër të takimeve dhe vizitave të shumta, ka vizituar një pjesë të qendrës të njohur si lagjja e “Kamnikut”.

Ai është takuar me banorë të kësaj lagje, të cilët masovikisht e kanë pritur Kadriun për të ndarë me të hallet dhe preokupimet që banorët e lagjes kanë. Në të njëjtën kohë, ata kanë thënë se ndajnë edhe përkrahjen e madhe që i japin kandidaturës së Kadriut, drejt fitores më 3 nëntor.

“Unë dhe Aleanca, ka muaj që po punojmë për qytetarin e Gjilanit. Ka muaj që po kryejmë punët që është dashur t`i kryejë komuna, si obligim që e ka. Prandaj, premtojë se në fund të gjithë këtij procesi afatgjatë me një numër të projekteve, bashkë do ta gëzojmë dhe festojmë, nismën e fazës së re të projekteve për qytetarët e Gjilanit”, ka thënë Kadriu.

Fundamenti

Ai ka thënë se pjesë e investimeve do të jetë secila pjesë e qytetit dhe secili fshat pa dallim, sepse buxheti do të ndahet në mënyrë proporcionale dhe jo siç është vepruar deri tani.

Banorët kanë falënderuar Kadriun për vizitën, ndërkaq kanë thënë se e çmojnë një interes të tillë dhe një përkushtim të një kandidati për kryetar të komunës, i cili shpreh gatishmërinë të vizitojë secilën pjesë të qytetit.

Ata janë deklaruar se adresë e vetme e qytetarëve të Gjilanit është Aleanca dhe kryetari i saj Rexhep Kadriu, i cili po i del ballë secilit hall, problem dhe kërkesë që ata kanë. Këtë e ka dëshmuar me punë dhe këtë punë ne qytetarët po e shohim dhe do ta shpërblejmë, kanë thënë më tej.

Ndërkaq, Kadriu ka premtuar se shpejtë do të takohen përsëri, por me plane dhe punë konkrete. Ai në këtë takim është shoqëruar nga anëtarë të strukturës së Aleancës, kryetarin e nëndegës së Arbëria IV Hysen Hajdari dhe aktivistin Fatmir Emini./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.