UBT

Edhe kryetarët e rinj nën ndikimet partiake

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në Komunat ku janë ndryshuar pushtetet dhe janë zgjedhur kryetarë të rinj, ka rinim të stafit, indikacione për zhvillim të transparencës e llogaridhënies dhe përkushtim më të madh në punë. Mirëpo, edhe në këto komuna kryetarët janë nën ndikimet partiake.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, duke analizuar punën gjatë 100 ditëve të qeverisjes në komunat ku janë ndryshuar pushtetet dhe janë zgjedhur kryetarë të rinj, thotë se ka vërejtur rinim të stafit, se ka indikacione për zhvillim të transparencës e llogaridhënies, se ka edhe përkushtim më të madh në punë.

Kryeziu paraqet edhe vërejtje, siç është mosfillimi i realizimit të premtimeve, disa prej të cilave, sipas tij, kanë mundur të bëheshin ose të realizoheshin gjatë kësaj periudhe.

Eco Higjiena

Me gjithë përpjekjet për transparencë, kryetarët e rinj, sipas tij, nuk janë liruar nga ndikimet partiake.

Kryeziu ua qan hallin komunave të mëdha, ku edhe pse drejtorët e drejtorive kanë disa herë më shumë punë se komunat e vogla, janë me paga të njëjta.

“Prishtina është dashur të ecte më përpara. Nuk kemi vërejtur asnjë informacion se ka lëvizur diçka në kuptim të shtimit të çerdheve të fëmijëve, gjë të cilën kryetari e pati premtuar gjatë fushatës. Nuk ka përparime as në kuptimin e rregullimit të trafikut urban, për çfarë ka pasur premtime. Vazhdon të jetë edhe problemi i ujit në kryeqytet… Siç duket ka mungesë të planeve konkrete”, ka thënë Kryeziu, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka përparime ose ngecje në kryeqytet. /Koha Ditore/