RCCOLA

Edhe Kosova lindore të përfshihet në bisedime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan -Shoqata ”Vatra” në vazhdimësinë e takimeve të shumta që ka bërë me institucione, subjekte politike, liderë, organizata, shoqata e individë nga Kosova, Kosova Lindore e më gjerë, ka zhvilluar një takim pune me Organizatën e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sejdulla Kadriu nga vatra është pritur nga kryetari i OVLUÇK-së Muharrem Xhemajli me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim, u bisedua për shumë çështje aktuale nga fusha të ndryshme të jetës, por theksi i veçantë ishte; bisedimet e ardhshme (eventuale) Kosovë-Serbi dhe domosdoshmëria e përfshirjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore në këto bisedime. Gjithashtu u tha se është momenti i fundit që Preshevës, Bujanocit e Medvegjës t’i rikthehet drejtësia historike, gjeografike, kulturore e kombëtare.

Kushtrim Kadriu tha se vullnetin e popujve për deklarim të lirë deri në shkëputje e garantojnë edhe Konventat Ndërkombëtare. Zaten, deklarimin për bashkëngjitje me Kosovën, populli shqiptar i tri komunave: Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e ka bërë, më 1 e 2 mars 1992, që është konform këtyre konventave për vetëvendosje të popujve.

Eco Higjiena

“Për të gjitha këto çështje, e posaçërisht për përfshirjen e Kosovës Lindore në bisedimet e ardhshme, (të mundshme), Kosovë-Serbi, OVLUÇK-së dhe kryetari i saj Muharrem Xhemajli u deklarua bindshëm se do të përkrahë çdo iniciativë të tillë dhe, në të gjitha takimet që do të ketë me institucionet vendore e ndërkombëtare do të kërkojë të futet në agjendë të bisedimeve çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të këtij rajoni”, theksoi Kadriu.

Sipas tij, në këtë takim u shprehë edhe shqetësimin për mundësinë e përkeqësimit të situatës,nëse nuk zgjidhet edhe çështja shqiptare e Kosovës Lindore./rajonipress/