UBT

Edhe Kllokoti bëhet me kryetar komune

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kllokot – Për dallim nga seanca e parë që ishte caktuar për të martën e kaluar e që kishte dështuar si pasojë e gungëses së kuorumit, të premten në Kllokot është mbajtur seanca e parë konstitutive e KK të Kllokotit ku solemnisht kanë dhënë betimin 15 këshilltarët e KK sa numëron kuvendi si dhe para tyre edhe kryetari i ri i komunës Sreqko Spasiq i cili vije nga lista qytetare GIS.

Në seancën e sotme inauguruese me të cilën ka udhëheqë këshilltari më i vjetër Moma Stojkoviq nga radhët e SLS-ja ishin prezent përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të OSBE-së si dhe mysafir të tjerë e qytetarë procedura e udhëhequr në seancë ishte në plotëni e bazuar me Ligjin mbi qeverisjen lokale të Kosovës dhe në të dy gjuhët serbe dhe shqipe.

Uji Dea

Ajo çka u vërejt ishte se në ambientet e mbajtjes së seancës nuk ka pasur kurrfarë simbolesh pos logos së komunës së Kllokotit. E mbajtja e kësaj seance u mundësua pasi që kësaj radhe në mbledhje ishin prezent edhe këshilltarët e LSLS , si dhe këshilltarët e PDK-së dhe ata të AAK-së të cilët e kishin bojkotuar të njëjtën të martën e kaluar.

Ndryshe asambleja komunale e Kllokotit ka 15 anëtarë e atë e përbejnë 5 këshilltarë të SLS-së, 4 nga lista GIS si dhe nga partitë shqiptare 1 nga LDK-ja e 2 nga PDK-ja dhe 1 nga AAK-ja, ka njoftuar për rajonipress zëdhënësi i komunës së Kllokotit Aziz Zuka./rajonipress/