Edhe kjo rrugë ndodhet në Gjilan, duket e shkretë dhe e lënë pasdore
Gjilan – Rruga “Vebi Ibrahimi” që ndodhet në lagjen “Zabeli i Sahit Agës” duket në gjendje të mjerueshme. Selman Muja banor thotë se energjia elektrike ende është me drunj si në kohën e mesjetës.
Banorët e rrugës “Vebih Ibrahimi” thonë se janë të zhgënjyer në pushtetin komunal i cili nuk është interesuar asnjëherë që ta rregullojë rrugën e cila është e paasfaltuar dhe energjia elektrike ende është me drunj, si në kohën e mesjetës.
“Kemi bërë shumë ankesa e lutje tek kryetari i komunës dhe shërbimet publike, mirëpo jemi injoruar vazhdimisht dhe asnjëherë s`kemi gjetur përkrahje” shprehet Selman Muja.
Muja thotë se është e turpshme për një qeverisje lokale që lejon që një komunitet i tërë të jetoj në kushte të mjerueshme./rajonipress/


