Edhe Kamenica shqyrton mundësin e marrjes hua nga Austria
Kamenicë – Kryetari i Komunës Begzad Sinani dha sqarime se komuna nuk ka implikime financiare, meqë nënshkruese është Ministria e Financave e jo komuna sepse ky është një projekt kapital që do të zgjidhë përfundimisht problemet që kanë të bëjnë me trajtimin e ujerave të zeza për të gjithë komunën e Kamenicës.
Komiteti për politikë dhe financa, ka mbajtur mbledhjen e tretë të radhës. Takimin e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Begzad Sinani, Zyra Ligjore dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit.
Të gjitha pikat e propozuara, u aprovuan për procedim në seancën e ardhshme të Kuvendit.
Pika e cila zgjoi interesim më së shumti te anëtarët e KPF-së ishte: Shqyrtimi i propozim vendimit Sh 02 Nr.13626 të datës: 23.03.2017, për autorizimin e kushteve të borxhit afatgjatë nga Qeveria e Austrisë dhe miratimin e projektit për punimin e kolektorit fekal dhe ujësjellësit në Komunën e Kamenicës.
Nënshkruese e këtij projekti është Ministria për Financa e Republikës së Kosovës me Ministrinë e Financave të Qeverisë së Austrisë. Implementimin e këtij projekti e bën kompania austriake “ÖSTAP ”.
Komuna në ketë projekt kapital i cili kushton 7 milion euro faza e parë dhe 5 milion euro në fazën e dytë dhe që financohet në formë të kredisë. Disa anëtarë kërkuan informacione se mos po hynë në borxhe komuna të cilat nuk mund t`i kthej.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani dha sqarime se komuna nuk ka implikime financiare, meqë nënshkruese është Ministria e Financave e jo komuna sepse ky është një projekt kapital që do të zgjidhë përfundimisht problemet që kanë të bëjnë me trajtimin e ujerave të zeza për të gjithë komunën tonë dhe në disa lokalitete edhe rregullimin e ujësjellësit. Një pjesë e projektit fillon në Kamenicë dhe do të shtrihen në Koretin dhe te ura e Topanicës – Domoroc në territorin e komunës së Kamenicës, dhe pjesa tjetër e gypit niset po nga ura dhe shkon deri në: Hogosht, Muqiverc, Shipashnicë e Epërme, Rogane, Katushnicë, Karaçeva e Epërme, Novoselle, Hodonoc dhe do të bashkohet në Domoroc me impiantin që vjen nga Kamenica.
Në të njëjtin projekt është edhe rregullimi Ujësjellësit në Hogosht dhe Shipashnicë të Poshtme dhe në një lagje të qytetit të Kamenicës. Po ashtu dhe rregullimi i shtratit të lumit në Hogosht dhe Kopernicë. Anëtarët ishin të kënaqur me ketë investim kapital që komuna e jonë është përfituese.
Anëtarët e KPF-së, shqyrtuan edhe kërkesa tjera për rialokimin e mjeteve, propozim –vendimin për lejimin e dhënies në shfrytëzim të për lejimin e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës- Kompanisë “ KEDS”, duke pasur parasysh interesin publik komunal- Kamenicë, Shqyrtimi i propozim-vendimit Sh.02 Nr.13364 dt: 20.03. 2017-të, për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatgjatë me qira të pronës së paluajtshme të komunës-personave fizik dhe juridik, duke pasur parasysh interesin publik komunal-Kamenicë, Shqyrtimi i propozim-vendimit Sh.02 Nr. 13366 dt. 20.03.2017-të, për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatgjatë me qira të pronës së paluajtshme të komunës-personave fizik dhe juridik, duke pasur parasysh interesin publik komunal- Kamenicë./rajonipress/


