Edhe Kamenica pranon kushtet e borxhit nga Qeveria austriake

/ 4 minuta lexim

Kamenicë – Është miratuar projekti për rregullimin e impianteve dhe ujësjellësve në bashkëpunim mes Komunës Kamenicës – Qeverisë së Republikës Kosovës dhe OSTAP – Austria.

Është mbajtur seanca e tretë me radhë për këtë vit të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, derisa në seancë prezantuan kryetari i Komunës Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive Komunale, Shoqëria Civile, Media, përgjegjës të drejtorive dhe zyrtarë komunal.

Në këtë seancë si pikë që u debatua më së shumti ishte pika e dytë e rendit të ditës e cila kishte të bënte me Shqyrtimin e propozim-vendimit Sh. 02 Nr. 13626 dt.23.03.2017-të për Punimin e Korektorit Fekal dhe Ujësjellësit në Komunën e Kamenicës dhe autorizimin e komunës për kushtet e borxhit afatgjatë nga Qeveria e Austrisë.

Begzad Sinani në sqarimin e tij lidhur me këtë pikë të rendit të ditës tha se miratimi i këtij projekti është në interes të përgjithshëm të qytetarëve të komunës duke qenë se përfshinë të gjitha lokalitetet në kuptimin dhe zgjidhjen përfundimtarë të çështjes së ujërave të zeza në Komunën e Kamenicës, gjë që do të ketë ndikim të gjerë në jetën e qytetarëve të komunës sonë dhe do të ndikojë që të kemi lumenj të pastër, ambient të shëndetshëm ngase me finalizimin e këtij projekti ujërat e zeza nuk do të derdhen në lumenjtë tanë.

RCCOLA

“Po ashtu ju sigurojë së komuna nuk do të ketë implikime buxhetore në financimin e këtij projekti ngase nga Ministria e Financave jemi përzgjedh ndër komunat përfituese të marrëveshjeve ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Austriake dhe me këtë vendim të miratuar në kuvend hapet rruga e aplikimit në Këshillin Kombëtarë për Investime, Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës” tha kryetari i Komunës Begzad Sinani.

Në fjalën e tyre delegatët e Kuvendit Komunal kërkuan sqarime në lidhje me financimin e këtij projekti dhe e mbështetën projektin me shumicë të votave. Gjatë kësaj seance u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika: Shqyrtimi i propozim-vendimit Sh.01 Nr.14347 të datës: 23.03.2017 për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër me qira të pronës së paluajtshme të komunës P-71107040-025646 -0 P.Sh. Kuvendi Komunal Kamenicë për Z.K.Koretin.

Shqyrtimi propozim-vendimit Sh.02 Nr.13319, dt:20.03.2017, për lejimin e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Kompanisë “KEDS”, duke pasur parasysh interesin publik komunal – Kamenicë.

Shqyrtimi i propozim – vendimit Sh.02, Nr. 13364 dt: 20.03.2017-të, për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër me qira të pronës së paluajtshme të komunës personave fizik dhe juridik, duke pasur parasysh interesin publik komuna – Kamenicë,
Shqyrtimi i propozim – vendimit Sh.02. Nr.13366 dt: 20.03.2017-të për lejimin dhënies në shfrytëzim afatshkurtër me qira të pronës së paluajtshme të komunës personave fizik dhe juridik, duke pasur parasysh interesin publik komuna – Kamenicë,
Shqyrtimi i propozim vendimit Sh.01, Nr.14201 i datës: 22.03.2017 mbi caktimin e lokacionit për ndërtimin e lapidarit dhe pllakës përkujtimore për të gjithë të rënët në betejën e KIKËS: Qershor-Korrik 1944-lufta e dytë botërore,
Shqyrtimi i propozim vendimit Sh.02, Nr.14721 i datës : 24.03.2017 për lejimin e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, kompanisë “AIR- Enegy” LLC.
Shqyrtimi i kërkesës Sh. 02 Nr. 11397 dt.10.03.2017-të, për rialokimin e mjeteve,
Shqyrtimi i planifikimi të drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sh.12 Nr.13145 dt. 17.03.2017-të për mbjelljet pranverore 2017-të,
Shqyrtimi i kërkesës Sh.02 Nr. 35414 dt.18.11.2015-të parashtruar nga Feime Rexhepaj, pronare e D.P.H “Tradita”, Kamenicë, kjo pikë nuk u miratua.
Miratimi i pikës së katërt ka për qëllim vendosjen e trafos nga ana e KEDS e cila do të ndikojë në përmirësimin e energjisë elektrike e cila ka qenë dhe është kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët e Lagjës Dervishi në Koretin.
Pika e V-VI ka për qëllim dhënien e pronës publike në shfrytëzim me qëllimin e thithjes së investimeve në sektorin e turizmit, rekreacionit, krijimin e vendeve të reja të punës si dhe promovimin e turizmit malor për çka komuna jonë ofron kushte dhe terren të përshtatshëm në këtë sektorë./rajonipress/