Hidromorava

Edhe Kamenica merr pjesë në panairin e Komunave të Kosovës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në panairin e komunave të Kosovës i cili u mbajt nga datat 14 dhe 15 shtator mori pjesë edhe komuna e Kamenicës e cila u prezantua me tri projekte kryesore të rëndësishme për qytetarët.

Këto projekte sipas Sabile Kastratit zyrtare për informim janë fokusuar nga Qendra e shërbimeve për qytetarë dhe me projektin e pastrimit të lumit të qytetit.

Mobi Casa

Pos këtyre dy projekteve komuna e Kamenicës është prezantuar edhe me Buletinin e komunës i realizuar në tri gjuhë: gjuhën shqipe,serbe dhe rome. Me materiale të filmuara për komunën e Kamenicës të realizuara në këtë komunë gjatë vitit 2011 e deri më tash: po ashtu u prezantua edhe libri “Udhërrëfyesi i komunës së Kamenicës” , dhe broshura për planifikimin e buxhetit .

Në këtë panair u prezantuan broshura edhe reklama të shumta nga komuna jonë derisa komunikimi me vizitorët u bë në gjuhën shqipe , serbe dhe angleze tha Sabile Kastrati zyrtare për informim./rajonipress/