Edhe Kamenica feston ditën e Pavarësisë
Kamenicë – Nën përkujdesjen e kryetarit Komunës Begzad Sinani dhe organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është festuar 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo ditë festive ka filluar me homazhe tek varrezat e dëshmorëve nga Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani me bashkëpunëtorë, OVL e UÇK-së me veteranë të komunës Kamenicës, familje të dëshmorëve e qytetarë, vazhdoj me seancën solemne të Kuvendit Komunal dhe u përmbyll me koncertin festiv.
Në fjalën e tij kryetari Sinani uroj qytetarët e shumtë tha se duke kujtuar respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, luftën tonë për liri dhe shtet, dëshmorët tanë që pavdekësinë e fituan me rënien e tyre për liri dhe ne po e gëzojmë sot, dita e 17 shkurtit është festa më e madhe e vendit tonë dhe data në të cilën ne reflektojmë për punën dhe përgjegjësit tona, për mirëqenien e qytetarëve dhe për avancimin tonë si shoqëri. “Jemi me fat që patëm rol në këtë ngjarje dhe e përjetuam atë tani po punojmë dhe mbetemi të përkushtuar që të forcojmë institucionet dhe shtetin tonë” tha kryetari i Komunës Begzad Sinani./rajonipress/

