Edhe i dënuar me burg, edhe shpërndarës droge – arrestohet nga policia
Gjilan – Tek lagjja “Dheu i bardhë” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit njësiti policor i DHTN-së gjatë kontrollit tek i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar 15.3 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe 0.6 gram të llojit heroinë.
Lidhur me rastin është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit. Gjatë verifikimit është konstatuar se për të njëjtin është lëshuar një urdhër arrest për vuajtje të një dënimi njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


