Hidromorava

Edhe Haziri në SHBA

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Haziri në SHBA po qëndron me ftesë të presidentit të “Council for Inclusive Governance” (CIG) , (Këshilli për qeverisje gjithëpërfshirëse) , Alex N.Grigorev.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega në Gjilan, njëherit deputet ne Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe kryetar i komisionit për integrime Evropiane, Lutfi Haziri po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Haziri në SHBA po qëndron me ftesë të presidentit të “Council for Inclusive Governance” (CIG) , (Këshilli për qeverisje gjithëpërfshirëse) , Alex N.Grigorev.

Presidenti Grigorev dhe deputeti Haziri kanë diskutuar temat e politikave gjithëpërfshirëse në Ballkan dhe çështjet në interes të zhvillimeve në Kosovë që mbulojnë çështjet e qeverisjes së mire, transparencës dhe marrëdhënieve ndër etnike ku kanë përmendur edhe ndihmën që ky këshill ka pasur në ndihmën e politikave gjithëpërfshirëse në Kosovë.

ZN

Më pas presidenti Grigorev ka falënderuar për rolin shumë konstruktiv dhe profesional që ka pasur dhe ka Haziri si zv.kryeminister, ministër i pushtetit lokal dhe aktualisht kryetar i komisionit për integrime Evropiane në Parlamentin e Kosovës për proceset e rrugëtimit evropian të Kosovës.

Duke pasur parasysh rëndësinë e vizitës në Washington DC, Neë York dhe Cikago, pritet që deputeti dhe kryetari Haziri t’i njoftoj miqtë amerikan lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, integrimeve evropiane dhe angazhimet e opozitës për të përmirësuar qeverisjen dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu deputeti Haziri do të mbajë një ligjëratë para studentëve dhe përfaqësuesve të NGO për të diskutuar perspektiven evropiane të Kosovës dhe rolin e SHBA-së. Vizita e deputetit Haziri në SHBA do të vazhdoj edhe këtë javë njofton dega e LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: