Uji Dea

Edhe Granit Xhaka dëshiron për nuse një shqiptare

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ndarja e Rita Orës dhe Afërdita Dreshajt nga të dashurit e tyre ka bërë që në gjah të tyre të vihet futbollisti kosovar i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.

Xhaka i cili aktualisht luan për Borussia Monchengladbach edhe më parë ka pranuar publikisht se e dëshiron për nuse një shqiptare, ndërkaq më sa duket ai është vënë pas yjeve shqiptarë të muzikës.

RCCOLA

Madje, ai nga rrjeti i tij social në Twitter shpesh shihet duke i dërguar mesazhe publike, por edhe dashurie këngëtares së njohur Rita Ora, e cila zyrtarisht vazhdon të thotë që është single dhe modelës dhe këngëtares, Afërdita Dreshaj e cila javë që lamë u nda nga Shpat Kasapi.

Por, nuk janë vetëm këto që futbollisti po i gjuan me mesazhe. Në listen e tij përfshihen edhe Altuna Sejdiu – Tuna dhe Dafina Zeqiri.