Fundamenti

Edhe, Gjilani shënon Ditën e Mësuesit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me një manifestim madhështor, Komuna e Gjilanit e ka shënuar 7 marsin, Ditës së Mësuesit, në kampusin e shkollave të mesme, me pjesëmarrje dinjitoze të të gjitha institucioneve, ndërkaq nxënësit e të gjitha profileve kanë proklamuar para të pranishmëve krijimet e tyre inovative.

Pasi ka uruar 7 marsin, kreu u Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se arsimtarët, përveç dijes, na mësuan edhe se si të fitohet liria e barazia, ndërkaq ka ndarë mirënjohje për arsimtarët më të dalluar, të dalë në pension dhe post mortum.

“I falënderoj arsimtarët, në veçanti ata që kanë dalë pension, të cilët rrugën e gjatë të arsimit dhe edukimit nuk e bënë vetëm për nxënien e dijes, por ata i mësuan nxënësit edhe se si fitohet liria, barazia. Pas Korçës, nuk duhet ta harrojmë Stubllën, njërën prej shkollave të para shqipe në këtë regjion”, ka nënvizuar Haziri.

Ai ka konfirmuar edhe fillimin e ndërtimit të dy çerdheve të reja këtë vit, sikurse edhe investime të tjera.

Uji Dea

“Pas funksionalizimit të çerdhes “Dardania”, konfirmoj se së shpejti do të filloj ndërtimi edhe i dy çerdheve të reja, njëra në qendër dhe tjetra në lagjen “Arbëria”. Do të vazhdojmë me finalizimin shkollës së mesme arteve dhe investime tjera në këtë kampus madhështor. Jemi në prag të fillimit të profilizimit të ri të shkollave të mesme, në mënyrë që t’i përgatisim fëmijët tanë për tregun e punës. Po bëjmë çmos që arsimi shqip në Gjilan të avancohet.
Apeli im për nxënësit që të luftojnë veç për dije”, tha Haziri.

I pari i Gjilanit ka rikonfirmuar se përmes Fondit të Ekselencës, do të vazhdojnë t’i mbështesin nxënësit e shkollave të mesme.

Ndërsa, u.d drejtoresha e Arsimit, Majlinda Hoxha, ka numëruar një mori rezultatesh të në arsim, në veçanti ka përmendur sukseset e nxënësve nëpër garat kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët kanë zënë vendet e para.

Pas këtij manifestimi, kreu i Gjilanit dhe të gjithë të pranishmit kanë parë nga afër krijimet inovative të nxënësve të të gjitha profileve nga shkollat fillore dhe të mesme, duke u argëtuar në të njëjtën kohë me disa pika muzikore nga nxënësit e shkollës së mesme të muzikës./rajonipress/