RCCOLA

Edhe Gjilani bëhet me zyre për nevojat e diasporës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan –Ministri Makolli, ka thënë se në këtë zyrë do të trajtohen nevojat që kemi në raport me mërgatën. Tash kemi infrastrukturë institucionale(ligjore) që të krijojmë zyra të tilla kudo në Kosovë dhe ato do të merren ekskluzivisht me mërgimtarët.

Ibrahim Makolli, ministër për Diasporë ka marrë pjesë në hapjen e Zyrës për Diasporë në Gjilan, e cila solemnisht është përuruar këtë të enjte së bashku me Qemajl Mustafën,Omer Dakun dhe Riad Rashitin.

Ministri Makolli, ka thënë se në këtë zyrë do të trajtohen nevojat që kemi në raport me mërgatën. Tash kemi infrastrukturë institucionale(ligjore) që të krijojmë zyra të tilla kudo në Kosovë dhe ato do të merren ekskluzivisht me mërgimtarët. Do të ketë bashkëpunim dhe zyra do të jetë funksionale e ministria do t’u përgjigjet nevojave që i kanë komunat.
“Jemi të përkushtuar, kemi vullnet për të pasur qasje të drejtpërdrejtë në raport me mërgimtarët, të cilët gjithnjë kanë qenë pjesë e proceseve të përhershme”, ka thënë ministri Makolli.

Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, ka thënë se diaspora duhet të pritet mirë dhe me ta duhet pasur lidhje të përhershme e përmbajtësore. Ajo duhet inkurajuar në projekte të atilla që gjenerojnë vende të reja pune, ngase diaspora tashmë ka potencial, të atillë që janë të integruar dhe me shkollime të larta. Ata mund të investojnë në Gjilan.

Fundamenti

Mustafa ka thënë se Kosova është ende një vend kryesisht importues. Diaspora në të gjitha fazat ka ndihmuar popullin e Kosovës, që nga vitet 70-ta e deri në fazën më të vështirë e edhe sot e kësaj dite janë në ndihmë familjeve të tyre, të cilat kanë bazë të rëndë ekonomike.

Siç ka thënë Riad Rashit, drejtor për Zhvillim Ekonomik, kjo zyrë po realizohet në bashkëpunim me ministrinë, duke kujtuar rolin e diasporës, që tashti kanë mundësi për të investuar në vend të vet.

Në zyrën e Diasporës do të punojë një zyrtar, i cili do të jetë në kontakt të përhershëm me mërgimtarët./rajonipress/