FIDANISHTJA

Edhe Gjilani bëhet me Klubin e Biçiklistave

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qyteti i Gjilanit tash e tutje do të ketë në mënyrë të organizuar çiklistet dhe simpatizantët e këtij sporti. Formimi i klubit të çiklistëve tashmë të organizuar edhe si OJQ kanë nisur aktivitetet e tyre thotë Refik Ramadani kryetar i klubit.

Është mbajtur Kuvendi i Anëtarëve të “Klubit të Biçiklistëve të Gjilanit” ku edhe marrë iniciativa të krijohet një shoqatë edhe në Komunën tonë, ku edhe kemi zgjedhur udhëheqësit e shoqatës.

Qyteti i Gjilanit tash e tutje do të ketë në mënyrë të organizuar çiklistet dhe simpatizantët e këtij sporti. Formimi i klubit të çiklistëve tashmë të organizuar edhe si OJQ kanë nisur aktivitetet e tyre thotë Refik Ramadani kryetar i klubit.

Refik Ramadani, kryetar i klubit thotë se Qëllimi thelbësor i këtij organizimi si Shoqatë, konsiston në faktin që të promovojmë në mënyre më të organizuar çiklizmin si sport edhe në Komunën e Gjilanit. Si nismëtar të themelimit të Shoqatës, përmes aktit juridik statutar ne kemi precizuar edhe qëllimin, obligimet dhe përgjegjësitë e secilit anëtarë që do të dëshirojë të bëhet pjesë e kësaj Shoqate, me qëllim organizimin sa më të mirë dhe me qëllim aktivizimin e potencialit rinor edhe në sportin e çiklizmit.

Në këtë mënyrë Shoqata jonë do të mbulojë si OJQ gjithë hapësirën e Komunës sonë, duke bashkëpunuar me shoqatat në qendrat tjera të Kosovës, marrjen e përvojave më të mira të tyre me qëllim të organizimit sa më të mirë edhe për në Gjilan.

Eco Higjiena

Shoqata jonë është e gatshme të marrë përgjegjësitë organizative dhe t’u nënshtrohet të gjitha rregullave të rregulloreve për OJQ-të apo për sportin e çiklizmit. Në anën tjetër Bekim Bllaca, njëri nga themeluesit e klubit flet për aktivitet e shoqatës së çiklistëve në Gjilan.

Sipas tij në fikus të shoqatës janë : Zhvillimi i sportit të Çiklizmit në Gjilan, përcaktimi dhe zbatimi i politikave zhvillimore të Çiklizmit, harmonizimi i aktiviteteve të klubeve, shkollave dhe seksioneve të Çiklizmit, propozimi i programeve të aktiviteteve të Çiklizmit si nevoja publike, mbështetja në realizimin e programeve publike në Çiklizem, përcaktimi i formës së garave dhe kushteve të organizimit të garave në Çiklizëm.

Ndërkaq Milot Bajrami, çiklist në klubin e çiklistëve në Gjilan, thotë se anëtarësimi është i hapur dhe se shoqata pretendon masivizimin e shtrirjen gjithë andej pa dallim etnie.

Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pa marrë parasysh racën, gjininë, orientimin seksual, shtetësinë, kombësinë, religjionin, moshën, ose aftësitë fizike. Ftojmë të gjithë të interesuarit të na bashkëngjiten në klub sepse tani e tutje do zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme të çiklizmit në Komunën e Gjilanit thonë themeluesit e Klubit të Biciklistave të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.