Fundamenti

Edhe Gashi ftohet nga Norvegjia

/ 1 minutë lexim

Trajneri i përfaqësueses së Norvegjisë, Per-Mathias Hogmo, të hënën, e ka ftuar edhe mesfushorin kosovar të Helsingborgut, Ardian Gashi për dy ndeshjet e fundit të ciklit eliminator të botërorit “Brazili 2014”.

Gashi është ftuar për ndeshjen kundër Sllovenisë e Islandës. Gashi në ekipin norvegjez u ftua pasi Christian Girndheim ka pësuar një lëndim. Kështu ka njoftuar të hënën faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Norvegjisë, transmeton koha.net.

Mobi Casa

Pjesë e skuadrës së Norvegjisë është edhe mesfushori tjetër kosovar, Valon Berisha. Ky i fundit luan për skuadrën austriake Salzburg. Norvegjia është në Grupin E së bashku me Zvicrën, Shqipërinë, Slloveninë, Islandën e Qipron. Norvegjia zë vendin e katërt me 11 pikë.