GRANDEMALL

Edhe dy raste të konfirmuara me COVID-19!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Sot me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëzet (20) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive. Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.

Nga data 08.02.2020 deri me 23.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e pesë (35) raste kanë rezultuar pozitive.

Nga data 01.02.2020 deri me 23.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 16.756 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.202, Vërmicë 4.395, Jarinje 1.188, Dheu i Bardhë 985, Hani i Elezit 2.157, Kullë 1.070, Qafë Morinë 47, Bërnjak 499, Qafë Prush 35, Muçibabë 162 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Uji Dea

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 617 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitive.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 341.760 raste të COVID-19 dhe 14.757 raste të vdekjes. Numri më madhi rasteve raportohet nga Kina (81.093), Italia (59.138), SHBA (35.070), Spanjë (29.909), Gjermani (24.904), Irani (21.638), Francë (16.018), Zvicër (7.776), Mbretëri të Bashkuar (5.683), Holandë (4.204), Austria (3.631), Belgjikë (3.401), Turqi (1.236), Greqi (624), Slloveni (414), Kroaci (306), Serbi (222), Maqedoni e veriut (115) dhe Shqipëri (89).

Deri me 23 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (5.476), Spanjë (1.813), Francë (674), Mbretëri të Bashkuar (281), Holandë (179), Zvicër (100), Gjermani (94), Belgjikë (75), Turqi (30), Greqi (15), Danimarkë (13), Austri (16), Luksemburg (8), Poloni (7), Hungari (7), Bullgari (3), Shqipëri (4), Slloveni (3) Serbi (2), Maqedoni e veriut (2) dhe Kroaci (1).
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.