Uji Dea

Edhe dhjetë vjet me mina

/ 2 minuta lexim

Për 15 vjet në Kosovë janë pastruar rreth 100 milionë metra katrorë fusha të minuara, janë gjetur dhe asgjësuar rreth 85 mijë mjete të pashpërthyera.

Qytetarët e Kosovës edhe për së paku dhjetë vjet nuk do të mund të lëvizin lirshëm në çdo pëllëmbë të territorit të shtetit – shkruan gazeta Tribuna.

Kjo periudhë e është e nevojshme duhet të shoqërohet me një punë intensive që dominuesit Forcës së Sigurisë së Kosovës të pastrojnë të gjitha sipërfaqet e minuara.

KKVITI

Mirëpo, edhe pas një dekade ndoshta nuk do të mjaftojnë, nëse shfaqet edhe ndonjë fushë tjetër e minuar për të cilën tash për tash nuk ka të dhëna.

Kjo pengesë mund të shfaqet ngase FSK dhe kompania e deminuesve të kësaj force nuk posedojnë të gjitha hartat që pasqyrojnë sipërfaqet e minuara nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1998-99.

Për 15 vjet në Kosovë janë pastruar rreth 100 milionë metra katrorë fusha të minuara, janë gjetur dhe asgjësuar rreth 85 mijë mjete të pashpërthyera. Në strukturën e saj, Kompania e dominimit e FSK-së aktualisht ka 126 pjesëtarë, të specializuar në tri fusha: Deminim, BAC dhe EOD.