Edhe Daut Xhemajli nën hetime

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria e Qarkut në Gjilan ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj Daut Xhemajlit,Avdullah Eminit,Bardhok Jetishit,Sabri Sherifit,Tahir Lubishtanit,Ridvan Ademit,dhe Musa Hasanit.Të gjithë këta dyshohen për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare”

Prokuroria e Qarkut në Gjilan duke u bazuar në dokumentacionin e ofruar nga Administrata Komunale e Vitisë dhe raporti policor i njësisë së krimeve të rënda ekonomike ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj Daut Xhemajlit aktualisht zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë,Avdullah Eminit aktualisht zyrtar financiar në drejtorinë e shërbimeve publike në Viti, Bardhok Jetishit-inxhinier,Sabri Sherifit-inxhinier i makinerisë,Tahir Lubishtani-zyrtar i teknologjisë informative në Viti dhe Ridvan Ademit-teknik medicinal në Viti.

Sipas aktvendimit për zhvillimin e hetimeve të gjithë këta dyshohen për veprën penale”shpërdorimi i pozitës zyrtare”. Daut Xhemajli dyshohet se gjatë periudhës së vitit 2009-2010 derisa ka qenë shef i administrtaës dhe personelit në Viti ka shpërdoruar detyrën zyrtare pa i respektuar procedurat e rregullta të tenderimit.

Fundamenti

Sipas dosjes që ka siguruar Rajonipress ,Xhemajli ia ka dhënë një firme të kryej punimet për rregullimin e trotuareve dhe drunjve dekorativ në kundërshtim me gjendjen faktike. Vlera e këtij projekti kap shumën e 10 mijë eurove.

Edhe të dyshuarit e tjerë hetohen për raste të mos përfilljes së procedurave të tenderimit me derivate të naftës,kryerje të pagesave përmes avansit,mos respektim të kritereve për zgjedhjen e ofertuesve e raste të tjera.

Prokuroria pritet të marrë në pyetje të gjithë të dyshuarit dhe pas provave të nevojshme pritet të vendos nëse duhet të ngritët aktakuza në këtë rast ose jo./rajonipress/