Fundamenti

Edhe dasmën e bëri me simbolikë të KF Gjilani

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Blerim Sermaxhaj – Beli, udhëheqës i tifozëve të Gjilanit gjithçkaje i kishte dhënë ngjyrat e klubit, kuq e bardhë.

Qysh prej fëmijërisë ishte përkushtuar pas KF Gjilani, gjithherë ishte më i zëshmi në përkrahjen e klubit, kurse edhe natën më të lumtur të jetës së tij, atë të martesës, Blerim Sermaxhaj – Beli, gjithçkaje i kishte dhënë ngjyrat e klubit, kuq e bardhë.

Dhëndëri me shallin e KF Gjilani rreth qafe, mbi këmishën e bardhë të vendosur kravatën me ngjyrë të kuqe e të bardhë e edhe fustani i bardhë i nuses përshtatej me ngjyrat e klubit, kurse kur nusja dhe dhëndri hynë në objektin po zhvillohej dasma, më të zëshmit ishin “skifterët”, adhuruesit e flaktë të Gjilanit, të cilët i dhanë brohoritje sikur të ishin në shkallë të stadiumit. Edhe torta e dasmës, doemos duhej të kishte ngjyrat e klubit e në të mbishkrimi KF Gjilani.

Blerim Sermaxhaj – Beli, udhëheqës i tifozëve të Gjilanit, qysh para tre muajve kishte ftuar në dasmë tifozët, kryesinë, administratën e klubit, lojtarët me gjithë trajnerë, por edhe të gjithë ata që e kishin ndihmuar KF Gjilani. Ai gjithë ceremoninë e dasmës e kishte veshur me simbolikën e KF Gjilani.

FIDANISHTJA

Duke ditur përkushtimin e tij për KF Gjilani, të ftuarit në asnjë moment nuk ishin hamendur se Beli do t’u sillte diçka të veçantë dhe kjo pikërisht ndodhi.

Murat Hoxha, kryetar i klubit, thotë se gjithçka kishte marrë ngjyrat e klubit e këtë përkujdesje e kishte edhe këngëtari Sinan Vllasaliu, i cili gjithashtu kishte një simpati për KF Gjilanin, por siç thotë Hoxha, pritjet e tejkaluan kur në sallë u paraqit dhëndri e nusja. Blerimi që është edhe anëtarë i kryesisë së KF Gjilani, ishte përkujdesur që çdo gjë të ketë atmosferën e klubit të tij të zemrës, kurse pos dhëndrit e nuses i këndohej edhe KF Gjilanit e dasmë dominoi edhe fryma sportive.

Hoxha, thotë se kjo dasmë do të mbahet në mend gjatë, siç mbahet mend themelimi i klubit më 1995 dhe sukseset e tija deri në vitin 2004, si riorganizimi i vitit 2005 dhe kthimi në elitë, do të mbahet në mend më shumë se dështimi i këtij viti, por do të mbehet mend edhe kërkesa e Belit dhe e dasmorëve që të bëhen përpjekje madhore për kthim në Superligë, dëshirë kjo që shumë ishte e shprehur edhe nga Fidan Bajrami, lojtar i talentuar i Gjilanit, i cili para një viti kishte lënë ekipin për të shkuar në Zvicër dhe në vete ndiente fajësinë që nuk kishte mundur t’i ndihmojë ekipit dhe që me lot në sy përsëriste kërkesën për kthim në elitë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.