RCCOLA

Edhe Cana si De Biasi: Vetëm fitore kundër Danimarkës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lorik Cana ka paralajmëruar se Kombëtarja shqiptare do të luaj vetëm për fitoren ndaj Danimarkës, të shtunën mbrëma në ‘Elbasan Arna’.

Kapiteni kuqezi, Lorik Cana, ndihet i emocionuar që do të luhet në një stadium të ri, i cili plotëson kushtet e një impianti të tillë europian. Por ka një merak: “Elbasan Arena” është i vogël.

Këtë e thotë duke parë kërkesat e shumta të tifozëve për bileta dhe mbështetjen e madhe të tyre, që ia kanë garantuar kombëtares jo vetëm në ndeshjet në shtëpi, por edhe në transferta, kudo.

Fundamenti

“Stadiumi në Elbasan është i bukur, por i vogël,” – vlerësoi lojtari i Lazios në Seria A. Lidhur me kundërshtarin, Cana shtoi: “Ne e njohim forcën e Danimarkës, kemi luajtur edhe vite më parë ndaj saj. Nëse bëjmë një krahasim, favorit i grupit tonë kualifikues mbetet Portugalia, pavarësisht se ne e mundëm në fushën e saj, në startin e eliminatoreve”

“Ndaj danezëve do të futemi në fushë vetëm për fitore, do të tentojmë më të mirën. Nuk kemi pse të futemi në fushë me frikë, pasi kemi luajtur edhe me kundërshtarë më të fortë se Danimarka e kemi marrë pikë”, përfundoi ai.