ARKATANA

Edhe Bujanoci preket nga vërshimet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Reshjet e shiut kohëve të fundit, gjegjësisht dy ditëve të fundit ku kemi reshje të pandërprera, kanë bërë që të rritën nivelet e lumenjve dhe prroskave duke mos anashkaluar edhe rëshqitjet e dheut.

Një situatë e tillë po ndodhë edhe në komunën e Bujanocit, gjegjësisht në rrugën Tërrnoc-Breznicë, ku si pasojë e reshjeve ka edhe rrëshqitje të dheut. Në disa pjesë të kësaj rruge rritja e nivelit të lumit ka arritur që të gërryej rrugën.

Drejtorati për ndërtim pas situatës së krijuar menjëherë ëshë vërë në dispozicion të qytetarëve dhe ka angazhuar makinerit për menjanimin e qdo situatë të papritur. Drejtori i drejtoratit për ndërtim Agim Haliti kërkonë nga të gjith qytetarët që të kenë kujdesë dhe mos të afrohen shumë afër lumit, sidomos të kujdesën për fëmijët, ndërkohë që këshillonë edhe ngasësit e automjeteve të cilët udhëtojnë në drejtim të Breznicës dhe anasjelltas që të kenë kujdesë nga vërshimet e dheut të cilat shkaktohen nga reshjet e shiut, Haliti ka angazhuar një eskavator në rrugën e Breznicës që të pasrtojë këtë rrugë nga rrëshqitjet e dheut.

Mobi Casa

Edhe banorët e fshatit Konçul të Bujanocit, duhet patur kujdes sepse lumi Morava ka arritur nivel të lartë dhe kërkohër nga banorët që të marin masat e duhura për menjanimin e fakeqësive, ndërkohë që drejtori i drejtoratit për ndërtim Agim Haliti me bashkëpunëtorë është gjatë gjithë kohës në teren duke vëzhguar situatën.

ujnaociNet nga bashkëpunëtorët në teren ka arritur të mësojë se lumi Morava në disa pjesë ka arritur nivelin maximal dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Në një gjendje të tillë është edhe lumi në Tërrnoc, kërkohet nga popullata, gjegjësisht ata të cilët i kanë shtëpitë afër lumit, që për qdo rast ti informojnë organet kompetente./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.