UBT

Edhe Blero thotë se e ka gati hitin e verës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas daljes së Getit dhe Stresit me Nurteel se ata i kanë gati këngët që do të bëhen hitet e kësaj vere, tani një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Blero, i cili në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar publikun për një projekt të ri.

Ylli shqiptar i muzikës RnB dhe Pop, krijues i hiteve “La Vida Loca” dhe “Summer Love”, ka punuar kohëve të fundit në heshtje për projektin e tij.

Ai në Instagram ka konfirmuar projektin e tij të ri, i cili sipas tij do të jetë hiti i kësaj vere dhe me të cilin do të vallëzojë publiku.

“Edhe e kam gati për mendimin tim ‘senin’ që do t’iu bëjë të kërceni shumë!! Tash ju mbetet juve të vlerësoni… edhe disa javë. 1Love”, ka shkruar Blero në Instagram ku ka bashkëngjitur edhe një fotografi të një prej koncerteve të tij.

Uji Dea

Telegrafi mëson se kohëve të fundit Blero intensivisht po mendon për karrierën e tij, duke menduar ndryshim në stil dhe duke vizituar disa prej producentëve më të mëdhenj shqiptarë drejt kërkimit për hitin e tij të radhës.

Por, po këto burime konfirmojnë se Blero ka vendosur që këngën ta punojë me kompaninë Elephant të cilën ai e drejton, e ku autorë të këngës së tij janë vet ai dhe producenti Nurteel.

Bëhet fjalë për një projekt mjaft interesant, më ndryshe nga projektet e tij të kaluara dhe mbetet të shihet çfarë do të sjellë krijuesi i shumë hiteve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.