Edhe Artana shënon Ditët e diasporës
Gjilan – Edhe Komuna e Artanës për nder të mërgimtarëve nga e shtuna fillon manifestimin tradicional “Ditët e diasporës” ,manifestim ky që shoqërohet me aktivitete të ndryshme kulturore,sportive etj.
Komuna e Artanës është përgatitur maksimalisht që bashkatdhetarët t`i pres me të gjitha aktivitetet e diasporës që tashmë është pagëzuar si manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës”.
Bajrush Ymeri kryetar i Artanës tha se të shtunën do të fillohet me një ekspozitë të turizmit malor të banorëve të rrethinës tek Kalaja e Novobërdës. Gjithashtu do të ketë ekspozime të ushqimeve tradicionale, të ofruara nga Shoqata e Turizmit,pastaj janë planifikuar vizita në kala dhe në monumentet përreth.
Komuna e Artanës ka paraparë edhe lojëra dhe argëtime tjera për mërgimtarët,pastaj prezantohet shoqata e turizmit“Novomonte”,do të ketë paraqitje nga Ansambli i Medvegjës,prezantim i shoqatës “Galabri”, shoqata kulturore“Arbëria”.
I gjithë ky aktivitet mbahet tek kalaja tha Ymeri duke shpresuar se bashkatdhetarët do të gjejnë kënaqësi dhe relaksim./rajonipress/