Uji Dea

Edhe Artana pritet të bëhet me qendër biznesi

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Është mbajtur takimi me fokus grupin nga Komuna e Novobërdës në kuadër të projektit “Përkrahje gjatë dhe pas procesit të decentralizimit dhe fuqizimi ekonomik i komuniteteve në komunat e decetralizume”.

Në këtë takim të pranishëm ishin fokus grupi komunal i përbërë nga Drejtori i Financave dhe Buxhetit Gani Mustafa,Vesna Staiq Korrespondente Lokale nga ECMI-ja, Sabedin Vllasaliu nga qendra e regjistrimit të bizneseve, Driton Mustafa zyrtar i lartë financiar, Nazmije Bunjaku zyrtare e tatimit në pronë, Arbenita Llapashtica korrespondente lokale nga komuna dhe përfaqësuesi i biznesit “Natyra” nga komuniteti shqiptar Ahmet Govori.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i fokus grupit rreth vazhdimit të përkrahjes nga organizata ECM-i (Qendra Evropiane për përkrahjen e komuniteteve ), zgjidhjen e sfidave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Fundamenti

Në këtë takim janë dhënë dhe materiale me propozime për vazhdimin e aktiviteteve deri në fund të viti 2013, aktivitetet e planifikuara për këtë vit nënkuptojnë tri drejtimet e veprimit.

Vendosja e qendrës së Biznesit- Agjensioni për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme,Themelimi i shoqatës së bizneseve të komunës së Novobërdës dhe Plotësimi i të dhënave bazë mbi bizneset ekzistuese./rajonipress/