RCCOLA

Edhe Artana preket nga COVID 19, evidentohen 15 raste

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Nga sot mund të them që edhe ne jemi në listë të komunave që janë prekur me virusin Covid 19. Në territorin e komunës sonë janë gjithësejt 15 raste, prej tyre 14 raste nga komuniteti serb dhe 1 rast nga komuniteti shqiptar ka shkruar Bajrush Ymeri.

Postimi i plotë i Bajrush Ymerit

Mobi Casa

Sot mbajtëm mbledhjen e radhës të këshillit emergjent për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID 19.
Edhe pse kanë kaluar gati pesë muaj nga shpallja e virusit si pandemi globale, ne nuk kishim asnjë rast të infektuar.
Nga sot mund të them që edhe ne jemi në listë të komunave që janë prekur me virusin covid 19.
Në territorin e komunës sonë janë gjithësejt 15 raste, prej tyre 14 raste nga komuniteti serb dhe 1 rast nga komuniteti shqiptar.
Ju bëjë apel të gjithë qytetarëve për kujdes maksimal, sepse siç po e shihni numri i rasteve çdo ditë është më i madh.
Klinikat nuk po kanë më hapësirë të mjaftueshme për të pranuar raste të infektuar me virus, andaj duhet të bëjmë kujdes.
Ti respektojmë masat që janë caktuar nga institucionet tona.
Janë të thjeshta por shumë jetike për të gjithë ne.
Andaj mos folni për dore me askënd, mbani distancën ku do që dilni, mbani maskë dhe pastroni duart.
Vetëm kështu ne mbrojmë veten, familjen, kombin dhe mbarë njerëzimin.
Zoti ju ruajt juve dhe gjithë familjet e juaja.