RCCOLA

Edhe Artana mund të bëhet me zyre të diasporës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për ne hapja e kësaj zyre do të jetë e mirëseardhur sepse përveç tjerash do të dimë edhe sa njerëz kemi jashtë vendit tonë, të njoftohemi me ta, ta kenë ata një përfaqësues të tyre këtu ka thënë Bajrush Ymeri.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri priti në takim përfaqësues nga Ministria e Diasporës, të kryesuar nga Shukrije Ramadani , udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Investimeve dhe Shani Hamitaga Zyrtar i lartë për Koordinim të Investimeve nga Diaspora

Në këtë takim u bisedua rreth mundësisë që ka komuna që të themelohet zyra për Diasporë e cila do të jetë një urë lidhëse në mes Ministrisë së Diasporës dhe Komunës.

Shukrije Ramadani ka thënë se nëse do të kemi një zyre të Diasporës në këtë komunë do t`i kemi lidhjet shumë më të lehta. Ministria e Diasporës respektivisht Departamenti i Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve, përpos punëve të tjera planifikon të krijoj një databazë të të dhënave për mërgimtarët të cilët ushtrojnë bizneset e tyre në Diasporë dhe të atyre mërgimtarëve që ushtrojnë biznes në Kosovë. Përvojat kanë treguar se çdo bashkëpunim institucional ka efekte të shumëfishta, dhe kësaj radhe po ju drejtohemi për bashkëpunim dhe bashkëveprim të ndërsjellët “u shpreh Ramadani.

RCCOLA

Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri ka shprehur gatishmërinë për nismën e Ministrisë për të kontribuar dhe bashkëpunuar në këtë drejtim për themelimin e kësaj zyre.

“Ne edhe këtë vit mbajtëm takimin tradicional për bashkatdhetarët tanë. Këtë vit në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e mbajtëm një takim të tillë i cili ishte i një rëndësie të veçan. Sa i përket zyrës ne përkrahim iniciativën dhe ju them se jemi në proces të hartimit të rregullores për organizim të brendshëm dhe unë do të propozojë që para se të aprovohet kjo rregullore në organogramin e Komunës të jetë edhe kjo zyrë dhe zyrtari për diasporë. Ne jemi mirënjohës për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë dhe ne si shoqëri duhet të ju kushtojmë një vëmendje të posaçme sepse ata kontribuuan dhe janë duke kontribuar po ashtu në të gjitha sferat e jetës në Kosovë. Për ne hapja e kësaj zyre do të jetë e mirëseardhur sepse përveç tjerash do të dimë edhe sa njerëz kemi jashtë vendit tonë, të njoftohemi me ta, ta kenë ata një përfaqësues të tyre këtu” u shpreh Ymeri.

Ndërsa Shani Hamitaga Zyrtar i lartë për Koordinim të Investimeve nga Diaspora theksoi se do të ishte një përparësi shumë e mirë për bashkatdhetarët që ta kenë një përfaqësues të tyre nëpër komuna. Për këtë arsye kishte me qenë mirë që të autorizoni një zyrtarë që do të ketë mbështetjen për veprimet konkrete nga ana juaj dhe e jona si Ministri, ku në radhë të parë do të krijohet një bashkëpunim i ndërsjellët dhe do të krijohet një pasqyrë informative e cila do të jetë në të mirë të të gjithëve si Investitorëve, Diasporës , Komunës dhe Ministrisë” ka thënë Hamitaga./rajonipress/