Mobi Casa

Edhe Artana i transferon kompetencat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Edhe Artana e ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme për transferimin e shërbimit të zjarrfikësve nga niveli lokal në atë qendror.

Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri së bashku me stafin e tij ka pritur sot Fadil Kodrën ,kryeshef i Agjensionit për menaxhim të emergjencave dhe zyrtarë tjerë të ministrisë.

Bajrush Ymeri ka thënë se edhe përkundër vështirësive me te cilat jemi ballafaquar pas zgjerimit të Komunës ne ja kemi dal që edhe situatat e jashtëzakonshme t`i përballojmë me më pak pasoja. “Numri i zjarrfikësve përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë dhe fatkeqësisht territori i komunës është në disproporcion të madh me numrin e banorëve dhe për këtë edhe zjarrfikësit e kanë të vështirë të operojnë” ka thënë Ymeri.

Ymeri ka kërkuar nga MPB-ja që ta ketë këtë parasysh dhe ndoshta në një të ardhme të afërt të rrisë numrin e zjarrfikësve sepse është e pamundur vetëm 9 zjarrfikës sa ka komuna tani për tani të operojnë në tërë territorin prej 204 km².

Hidromorava

Zjarrfikësit e Komunës së Novobërdës meritojnë çdo lëvdatë sepse vazhdimisht i kanë menaxhuar situatat e vështira me zjarre që i kemi pas viteve të fundit.

“Unë jam i bindur se kështu do të vazhdojnë edhe tutje dhe që tani shpresojë që nga niveli qendror zjarrfikësit do të kenë një tretman edhe më të mirë sepse fatkeqësisht ne nuk kemi pasur mundësi tu dalim në ndihmë ashtu siç ata e meritojnë për shkak të buxheti të vogël që e kemi pasur” është arsyetuar Ymeri.

Edhe, Fadil Kodra, kryeshef i Agjensionit për Menaxhim të Emergjencave në MPB ka thënë se me bartjen e këtyre shërbimeve në nivel qendror, mënyra e shërbimit do të jetë më efikase dhe se komunat që janë afër njëra-tjetrës do të ndihmojnë edhe komunat tjera.

Ndryshe deri në fund të këtij viti menaxhimi i këtij shërbimi mbetet në komunën e Novobërdës sepse marrëveshja parasheh bartjen e shërbimit të zjarrfikësve në nivelin qendror nga 1 janari i vitit të ardhshëm./rajonipress/