Mobi Casa

Edhe, Alban Hyseni ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenprot dhe zyrtarë të tjerë të kësaj organizate ndërkombëtare, me të cilët ka biseduar për aktualitetin në komunë si dhe për projektet e prioritetet që rrisin transparencën dhe përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të këtushëm.

‘Sot kisha kënaqësinë të takoj shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, të shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të organizatës, me të cilët biseduam për gjendjen në të cilën ndodhet komuna e Gjilanit si dhe projektet e rëndësishme që sjellin benefite për qytetarët e komunës sonë’, ka thënë Hyseni.

Ai e ka njoftuar ambasadorin me programin qeverisës, i cili përfshinë projekte nga të gjitha fushat, si në arsim, shëndetësi, ekonomi, kulturë, rini e sport.

Mobi Casa

“Temë diskutimi ishte edhe vizioni e disa nga prioritetet tona për komunën, siç janë ndërtimi i institucioneve të reja dhe demokratike, siguria e qytetarëve, barazia gjinore, të drejtat e pakicave dhe integrimi i tyre në jetën shoqërore dhe institucionale të komunës”, ka thënë Hyseni, duke e falënderuar ambasadorin për mbështetjen.

Hyseni dhe ambasadori Davenprot janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të caktuara, si rritja e transparencës, komunikimit dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.