UBT

Edhe ADK mbështet Lutfi Hazirin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dega e Alternativës Demokratike të Kosovës në Gjilan, konfirmon vendimin që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Gjilanit do të mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, tha Neshat Rexhepi.

Përmes kësaj deklarate, Kryetari i Degës së Alternativës Demokratike të Kosovës në Gjilan, Neshat Rexhepi, konfirmon vullnetin e gjithë anëtarësisë së saj për mbështetje të fuqishme për Lufti Haziri, për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

Hidromorava

“Për Alternativën Demokratike të Kosovës në Gjilan, nga sot Haziri është përfaqësues edhe i Alternativës Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, me bindjen se nga nesër do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Gjilanit. Vota e çdo anëtari të Alternativës Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të Lutfi Haziri, i cili me datë 1 Dhjetor 2013, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit”, tha Kryetari Degës për Gjilan, Neshat Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: