Fundamenti

Edhe 75 makina mjelëse për fermerët gjilanas

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nazmi Rapuca , nga drejtoria Komunale për Bujqësi e Pylltari, tha se për fermerët e komunës së Gjilanit, duke përfshirë edhe fermerët e komunitetit serb, janë ndarë 75 makina mjelëse, projekt ky që është realizuar me bashkëfinancim, Komuna e Gjilanit – Fermerët.

Komuna e Gjilanit, përkatësisht, Drejtoria Komunale për Bujqësi këtë fundvit e ka përmbyllur duke shpërndarë makina mjelëse për fermerët e komunës së Gjilanit.

Nazmi Rapuca , nga drejtoria Komunale për Bujqësi e Pylltari, tha se për fermerët e komunës së Gjilanit, duke përfshirë edhe fermerët e komunitetit serb, janë ndarë 75 makina mjelëse, projekt ky që është realizuar me bashkëfinancim, Komuna e Gjilanit – Fermerët.

Rapuca tha se fermerët kanë participuar me nga 100 euro, të tjerat i ka mbuluar komuna, dhe sipas tij, projekti në tërësi ka vlerën e 18 mijë eurove.

Ai tha e po e përmbyllin kështu këtë vit, që e vlerësoi të suksesshëm, duke shpërndarë makina mjelëse që deri më tani nga viti 2008 janë shpërndarë diku mbi 300 makina. Kjo sipas tij, e lehtëson jashtëzakonisht shumë punën e fermerëve, duke mundësuar mjelje të plotë dhe qumësht cilësor

Ai tha se deri më tani me mijëra fermerë janë ndihmuar, si me mjete, këshilla e trajnime, por se tha se nevojat e fermerëve janë të mëdha dhe do të mundohen që edhe në vitin 2013 të jenë përkrahë tyre për t’u ofruar mbështetjen e duhur. Ai tha se vitin e ardhshëm kjo drejtori do të ketë buxhet më të madh dhe pret realizimin e projekteve të shumta.

Fundamenti

Edhe, kreu i komunës së Gjilanit, Qemajl Musta ka thënë se ky vit po përmbyllet në mënyrën më të mirë, duke u bërë ky akt që ndihmon fermerët e komunës. Ai tha se viti 2012 ka qenë i suksesshëm, edhe në fushën e bujqësisë ku sukseset kanë qenë të dukshme e të prekshme . Edhe ky akt i sotshëm, sipas Mustafës, ku po ndihmohen fermerët me këto makina, është në vazhdën e realizimit të premtimeve të dhëna.

Ai tha se të dyja nivelet e edhe me ndihmën e donatorëve janë munduar të jenë pranë çdo qytetari, pran edhe çdo fermeri, sepse siç tha Mustafa projektet të kësaj natyre ku ndihmohen fermerët do të thotë të ndihmohet sektori që gjeneron vende të qëndrueshme të punës. Për këtë ai ka falënderuar edhe Drejtorinë komunale të Bujqësisë për angazhimin që ka pas përgjatë këtij viti që po e lëmë.

Përndryshe, ai tha se ka pasur aktivitete të dendura edhe në sektorët tjerë ku janë ndihmuar bujqit e fermerët dhe se në përgjithësi është punuar në atë drejtim që qytetarit t`i kthehet besimi në institucione, sepse ato edhe janë të qytetarëve dhe për qytetarë.

Mustafa tha se janë kanë dal për ta bërë nj qeverisje të thjeshtë e efikase që ka qenë në mesin e qytetarëve dhe pran nevojave të tyre, duke bërë që ata t’i besojnë institucioneve.

Milaim Kosumi zyrtarë në drejtorinë e bujqësisë tha se përfitues kësaj here të makinave mjelëse kanë qenë ata që i kanë pasur katër e më shumë lopë qumështore, dhe shtoi se pret që edhe vitin e ardhshëm të ketë makina mjelëse për fermerë të tjerë që nuk kanë marrë, por edhe realizim të projekteve tjera me rëndësi. /rajonipress/