Hidromorava

Edhe 20 vjet pas luftës në Kosovë figurojnë 1653 persona të pagjetur

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve edhe sot do të përcillet me protesta nga shoqata e familjarë të të zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë, të cilët janë të pakënaqur me punën që institucionet e vendit kanë bërë deri tani, shkruan sot gazeta Zëri.

Edhe 20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë mbi 1600 persona figurojnë në listat e të pagjeturve.

Mobi Casa

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, ka thënë për “Zërin” se në evidencat e këtij komisioni figurojnë 1653 persona të pagjetur, derisa ka theksuar se dita ndërkombëtare e të pagjeturve në Kosovë duhet të shënohet për të sensibilizuar opinionin vendor dhe ndërkombëtar që të vazhdohet puna në ndriçimin e fatit të të gjithë atyre personave që ende nuk e dimë se ku gjenden.

Ai ka treguar se gjatë këtij viti janë zhvilluar 19 aktivitete gërmuese, ku ka pasur pak trupa të gjetur, të cilët ende nuk është e sigurt se i takojnë luftës së fundit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.