Fundamenti

EcoHigjiena sensibilizon dhe edukon qytetarët në ruajtjen e mjedisit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjatë gjithë ditës së 22 prillit ku shënohet në gjithë botën dita e Tokës kompania EcoHigjiena ka qenë e pranishme kudo. Bajram Isufi drejtor ekzekutiv tha se kjo kompani pos që është përgjegjëse për të mbajtur një mjedis të pastër, ajo do të angazhohet edhe në edukimin e qytetarëve për të ruajtur mjedisin jetësor.

Do të ishin të kota mbjelljet e shumta të fidanëve që u realizuan për nder të ditës së Tokën, sikur mos të ekzistojë vetëdija e qytetarëve për t`i ruajtur dhe kultivuar ato.

Megjithatë është EcoHigjiena kompana rajonale e mbeturinave e cila pos që është përgjegjëse për të mbajtur një ambient sa më të pastër, ajo po angazhohet maksimalisht dhe po sensibilizon dhe njofton qytetarët në edukimin për të ruajtur një mjedis sa më të shëndetshëm.

Bajram Isufi drejtor ekzekutiv në EcoHigjiena thotë se janë duke bërë përpjekje që qytetarët e Gjilanit të njoftohen mbi rolin që ka ruajtja e mjedisit dhe ambientit. Isufi tha se tashmë EcoHigjiena ka një plan praktikë se si duhet të njoftojë qytetarët për të qenë sa më aktiv për ta mbajtur më pastër ambientin e tyre ku jetojnë e veprojnë.

Eco Higjiena

Isufi tha se me qëllim të sensibilizimit dhe edukimit për ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit jetësor, ata për nder të ditës së Tokës kanë vendosur një pike informative në qendër të qytetit, ku të gjithë qytetarët mund të pajisen me nga një informator rreth kompanisë EcoHigjiena.

Ecohigjiena ka pasur edhe aktivitete tjera për ditën e tokës duke pastruar lumin e shtratit Mirusha, mbjellja e drunjve dekorativ në oborrin e Shkollës së Muzikës, pastaj pastrimi i oborrit të Shkollës së Mesme “Zenel Hajdini” nga nxënësit e kësaj shkolle si dhe defilimi i nxënësve me fanella të Kompanisë EcoHigjiena në rrugët e qytetit.

Ndërkaq Bajram Isufi së bashku me Qemajl Mustafën kanë mbjellur fidanë të freskët në shkollën fillore “Selami Hallaqi”./rajonipress/