Fundamenti

Ecohigjiena ndihmon simbolikisht sportistin Avdil Ibishin

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Avdil Ibisheviq në gjysmë maratonë e fundit ka zënë vendin e parë dhe kjo ka qenë arsyeja që kompania Ecohigjiena ta ndihmojë me një dhuratë simbolike prej 50 eurove.

Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Ecohigjiena, Bajram Isufi të premten e ka shpërblyer me një dhuratë simbolike prej 50 eurove Avdil Ibishin për arritjet që ka treguar në gara të ndryshme e veçmas në gjysmë maratonën e fundit ku është stolisur me vendin e parë.

Hidromorava

Isufi tha se të ndihmosh këtë kategori vërtet është humane e njerëzore. “Këta sportist me të gjitha ato pengesa e sfida që kanë po bëjnë të pamundurën që në Gjilan të sjellin rezultate e suksese. I tillë është edhe Avdyli i cili është i pranishëm kudo dhe gjithmonë Gjilanit i sjell medalje e trofe” tha Isufi.

Avdil Ibishi tha se është befasuar me këtë dhuratë modeste.”Unë jam i lumtur që po e përfaqësojë Gjilanin në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara. Gjithmonë kam sjellur dhurata dhe të mira për Gjilanin” tha ai./rajonipress/