“EcoHigjiena” e realizon suksesshëm pilot projektin në dy lagje të qytetit

Gjilan – Pilot projekti në dy lagjet “Dardania” dhe “Dheu i Bardhë” është realizuar në masën prej 95 % si i suksesshëm thotë Bajram Isufi drejtor ekzekutiv në “EcoHigjiena”.
Bajram Isufi drejtor ekzekutiv në “EcoHigjiena” tha për rajonipress se ky projekt ka filluar nga muaji shkurt dhe mars 2014. “Ne si kompani e kemi realizuar këtë projekt në lagjet “Dardania” dhe “Dheu i Bardhë”, me qëllimin që të analizojmë veprimtarinë tonë në grumbullimin e mbeturinave në çdo dy javë” ka sqaruar Isufi.
Isufi tha se pas një pune intensive dhe shumë profesionale të punëtorëve të kësaj kompanie është arritur që me të dhënat nga tereni të kryhen analizat përkatëse të cilat pritet të na shërbejnë në punën tonë për projektet tona në të ardhmen.
Isufi tha se tashmë ka përfunduar pilot projekti për grumbullimin e mbeturinave në këto dy lagje dhe tashmë që nga fillimi i kësaj jave shërbimet e kësaj kompanie do të kryhen sipas orarit të ri të operimit.
Isufi ka falënderuar banorët e dy lagjeve dhe ka kërkuar nga ata që të paguajnë obligimet ndaj kompanisë “EcoHigjiena” në mënyrë që pastërtia të jetë në nivelin e duhur.
“Participimi në projektet e ardhshme do të sigurojë dhe zhvillojë kompaninë “EcoHigjiena” për të qenë shumë më afër jush dhe njëkohësisht e rritë dhe e avancon nivelin e pastërtisë dhe nivelin e mbeturinave në lagjet e juaja” ka thënë Isufi./rajonipress/