RCCOLA

“Eco – Higjiena” synon të mbjellë 10 mijë lule

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori ekzekutiv i “EcoHigjienës”, Bajram Isufi, theksoi se këtë vit synohen të mbillen 10 mijë lule, ndërsa e shpjegoi simbolikën e nisjes së këtij aktiviteti të Zyra e Kryetarit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetarin Rexhep Kadriu, kryesuesen Valentina Bunjaku – Rexhepi dhe kabinetin e tij, kanë mbjell sot lulet para Zyrës së kryetarit, në aktivitetin e përbashkët me kompaninë “EcoHigjiena”, për të vazhduar me mjellje në tërë qytetin e Gjilanit.

Kryetari Haziri tha me këtë rast se synimi i Komunës së Gjilanit është që të mbillet së paku një lule për kokë banori, për t’i dhënë pamje, frymëmarrje dhe imazh të ri Gjilanit.
“Sot Komuna merr pjesë në mbjelljen e luleve sezonale. Mirëmbajtja e hapësirave të gjelbëruara, krijimi i hapësirave të reja gjelbëruese, dekorimet, pemët dhe drunjtë tjerë dekorativ, do të jenë pjesë e angazhimit tonë të përhershëm. Ne do të punojmë që të rritet numri luleve, së paku një për kokë banori. Lulet dhe drunjtë dekorativ i japin pamje, frymëmarrje dhe i japin imazh të ri qytetit tonë. Pse të mos pretendojmë që të jemi qytet i luleve. Nëse arrijmë ta bëjmë një lule për kokë banori dhe ta ruajmë në çdo sezon deri në fund të vitit, natyrisht që Gjilani prej qytetit të paqes do të bëhet edhe qytet i luleve”, tha kryetari Haziri pasi mbolli lulet para zyrës së tij.

Uji Dea

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i “EcoHigjienës”, Bajram Isufi, theksoi se këtë vit synohen të mbillen 10 mijë lule, ndërsa e shpjegoi simbolikën e nisjes së këtij aktiviteti të Zyra e Kryetarit.

“Simbolika e këtij aktiviteti është se ne gjithmonë e fillojmë nga i pari i Komunës aktivitetin e mbjelljes së luleve sezonale. Do të mbillen mbi 10 mijë lule dhe dua të them se viteve të fundit, Komuna e Gjilanit është model për komunat tjera për mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike, rrugëve, mirëmbajtjen e parqeve dhe kështu do të vazhdojmë”, është shprehur Isufi./rajonipress/