Fundamenti

“Eco-Higjiena” pastron shtratin e lumit “Morava” në Viti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë së bashku me përfaqësuesit e kompanisë “Eco-Higjiena” kanë vizituar sot disa lokacione ku janë hedhur mbeturinat, konkretisht pjesën e shtrati i lumit “Morava” në qytetin e Vitisë. Përveç kryetarit të pranishëm ishin edhe drejtori i Inspeksionit dhe ai i Shërbimeve Publike si dhe zyrtar komunal të cilët merren me çështje mjedisore.

Gjatë kësaj vizite në terren Kryetari Haliti ka shikuar për së afërmi gjendjen mjedisore në Viti, konkretisht shtratin e lumit “Morava” ku sot janë parë punëtorë të kompanisë së pastrimit “Eco-Higjiena” të cilët ishin duke e pastruar shtratin e këtij lumi.

Haliti theksoi se qeveria e tij komunale është e interesuar të përmirësoj gjendjen e mjedisit në këtë komunë dhe njëherit kërkoj nga përfaqësuesit e kompanisë “Eco-Higjiena” që të jenë më aktiv në largimin e mbeturinave.”Kërkoj nga kompania përkatëse që të bëjmë çmos që në komunën tonë të largohen mbeturinat. Sigurisht se ne si Institucione Komunale do të përkrahemi kompaninë dhe atë përmes sektorit të inspekcionit duke shqiptuar masat e nevojshme për të gjithë ata që hedhin mbeturina” u shpreh Haliti.

Hidromorava

Ai gjithashtu theksoi se është me rëndësi që edhe fshatrat të pajisen me kontinjerë dhe të bëhet grumbullimi i mbeturinave.

Ndërsa përfaqësuesi i kësaj kompanie, austriaku Gehard Dummer theksoi se problem kryesor mbetet vetëdijesimi i qytetarëve, pasi sipas tij shpesh herë ndodhë që kompania bënë largimin e mbeturinave dhe ato prapë hedhën nga qytetarët e pandërgjegjshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.