FITORJA

“Eco – Higjiena”, edhe gjysma e dytë e vitit pritet të përmbyllet pozitivisht

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përkundër riparimeve të nevojshme të automjeteve, e të cilat pengojnë në planin e grumbullimit nganjëherë, ne kemi mbledhur dhe deponuar gjatë kësaj periudhe të këtij viti afro 32.000 tonë mbeturina, thotë Senad Ramaj.

Ai është veçanërisht krenar për performancën dhe përkushtimin e stafit të tij që përmbushin detyrën e tyre ndaj qytetarëve pavarësisht kushteve atmosferike, edhe pse ndonjëherë kishte pengesa dhe vonesa në kryerje të shërbimeve të tilla.

“Padyshim, që është nevoja për hedhurinar të mëdhenj në qendër të qytetit dhe tek apartamentet e reja. Mirëpo, mosekzistimi i vendeve të caktuara, ka bërë që të jemi të kujdesshëm se ku do të vendosën, në mënyrë që të jenë të qasshëm si për ne që i zbrazim e poashtu edhe për klientët”, shprehet Senad Ramaj.

“Që nga Gushti ndërmarrja ka filluar gradualisht me shpërndarje të hedhurinarëve 770 l.
Tanimë ndodhemi në prag të dimrit, ku kujdes i veçantë duhet shtuar hedhjes së prushit dhe hirit të ngrohtë. Duke hedhur prushin të përzier me hi, personat e papërgjegjshëm në këtë mënyrë kanë shkaktuar djegien e pothuajse të gjithë hedhurinarëve plastik 1.1 m3 përgjatë viteve të kaluara” shprehet Ramaj.

Fundamenti

Prandaj, apel i veçantë i ndërmarrjes Eco-Higjiena është: ruani këto asete që kemi në dispozicion të përbashkët, duke evituar kështu rrezikun jo vetëm të djegies së tyre por, edhe mundësinë e djegies së automjeteve përreth apo të objekteve banesore ! Është i gëzueshëm vet fakti që numri i klientëve aktivë është rritur gjatë këtij viti për gati 2000, që do të thotë, tani kryejmë shërbime afërsisht 23600 klientëve. Do të doja të falënderoj veçanërisht të gjithë ata klientë, që përmes pagesës së rregullt të tarifës së caktuar, bëhet e mundshme kryerja e shërbimeve tona.

“Në kryerjen e shërbimeve në sipërfaqe publike, akoma tash e 3 vjet e gjysmë nuk ka një vendim definitiv. Prandaj, ne punojmë me një kontratë të përkohshme që nuk përfshinë punët dhe detyrimet si në të kaluarën, e që vlen kryesisht vetëm për qendrën e qytetit. Këtu do të ishte e dëshirueshme, që më në fund të ketë një zgjidhje, në mënyrë që të gjitha lagjet dhe sipërfaqet e qytetit të jenë nën përkujdesje dhe shërbim të mirëfilltë. Kryesisht në pjesën e dytë të këtij viti, ndërmarrja është fokusuar në zgjerim të shërbimit të grumbullimit në zonat rurale të komunave. Vlen të përmendet se aktivitet më intensiv është duke u zhvilluar në Komunën e Kamenicës në bashkëpunim me organet komunale, veçanërisht në ngritje të vetëdijesimit ekologjik tek qytetarët si dhe rifreskim i databazës së klientëve duke regjistruar poashtu të klient të rinj. Bashkëpunimi i mirëfilltë kompani-komunë, është çmuar pozitivisht nga Organizata GIZ ( Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit ) kështu që falë këtij bashkëpunimi, Organizata GIZ, ndau rreth 1500 hedhurinar plastik dhe metalik për komunën e Kamenicës dhe rreth 1000 poashtu të përzier për Komunën e Vitisë. Komuna e Kamenicës do të pranon poashtu një kontingjent të caktuar të hedhurinarëve dhe komposterëve si dhe shporta te tjera, të fituar në garën të “Pastrojmë Kosovën” pjesë e së cilës ishte edhe Ndërmarrja Eco-Higjiena”.

Ramaj tha se përkundër vështirësive që u paraqitën gjatë këtij viti, ndërmarrja Eco-Higjiena arriti të shlyente disa obligime të akumuluara ndaj ATK-ës dhe KMDK-ës. si dhe të investon në pajisje pune dhe automjete për grumbullim bartje të mbeturinave.

“Pritet që Eco-Higjiena të përmbyll vitin 2019 në korniza të planit afarist dhe të buxhetit të planifikuar, me disa dallime minimale në të hyra dhe në shpenzime dhe në të njëjtën kohë planifikohet për vitin 2020 intensifikimi në rritje të klientelës dhe shërbimit të grumbullim – bartjes së mbeturinave në mbarë regjionin e Ana-Moravës. Për të gjitha këto të arritura, një falënderim i madh u takon mbarë stafit Eco-Higjiena, të cilët arritën falë vetëdijes së lartë profesionale, angazhimit dhe përkushtimit në punë, të përmbyllet edhe ky vit me sukses sipas objektivave të përcaktuar” tha Ramaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.