UBT

“Eco – Higjiena” dhe komuna e Artanës marrin masa edukuese për festën e 1 majit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kompania “Eco – Higjiena” dhe komuna e Artanës me rastin e 1 majit në fshatin Stanishor dhe në vende të tjera publike, me qëllim të bashkëpunimit me qytetarët do të bëjnë përpjekje për ruajtjen e ambientit duke marrë këto masa: Do të ofrohen qese të mbeturinave secilit vizitor përmes punëtorëve të autorizuar, do të bëjë inkasimin e taksave simbolike për ruajtje dhe pastrim të ambientit me rastin e hyrjes së veturave, në shumën prej 1 euro, në bazë të rregullores për taksa dhe tarifa të komunës së Artanës, do të bëjë pastrimin e të gjitha hapësirave pas përfundimit të aktiviteteve, do të bëjë bartjen e mbeturinave në deponitë regjionale në Gjilan, do të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës në menaxhim të situatës.

KKVITI

Kompania “Eco – Higjiena” kërkon nga qytetarët që të jenë bashkëpunues me punëtorët dhe të japin një imazh festiv kësaj dite duke ruajtur ambientin thuhet në njoftimin e kësaj kompania adresuar qytetarëve./rajonipress/