UBT

Ecja tradicionale në nderim të të rënëve që u bënë simbol lirie

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, që po organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka vazhduar tutje rrjedhën e saj me ecjen tradicionale në nderim të të rënëve për liri, organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste ” Gjilani”, nga Komuna e Gjilanit, dhe Klubi Alpin “Dardanët”, nga Komuna e Kamenicës, mbështetur edhe nga klubet tjera bjeshkatare dhe alpine nga trojet shqiptare.

Pjesëmarrës të shumtë si dhe shoqëritë bjeshkatare realizuan këtë ecje nderuese e përkujtuese për heronjtë që ka si qëllim ruajtjen e kujtimit dhe vlerësimi të sakrificave të heronjve, duke u dhënë mundësinë brezave të rinj të kuptojnë rëndësinë e trashëgimisë dhe kulturës kombëtare.

Ky aktivitet i “Flakës…”, në kujtim të Heronjve të Kombit, Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut, e që nga organizatorët vlerësohet edhe si “ecje prej nga buron liria”, nisi me një fotografim të përbashkët te shtatorja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në Gjilan.

ARKATANA

Pjesëmarrësit kanë vazhduar drejt Kamenicës për tu bashkuar me të tjerët, pastaj drejt Kapisë në Sfircë prej ku nis marshimi deri te Kulla e Nuhi Berishës. Pas kthimit te Kapia, ecja ka vazhduar deri te Kulla e Rexhep Malës në Hogosht, pastaj deri te Kulla e Kadri Zekës në Poliçkë, që edhe e ka përmbyllur shtegun e ecjes.

Ky aktivitet ishte nderim ndaj sakrificës dhe një dëshmi se “Flaka e Janarit” vazhdon tutje flakërimin e saj, vit pas viti, derisa aktiviteti i radhës është paraparë më 24 janar kur kemi në orar: Tryezën Letrare “Pena e Flakës” (ora 12:00), e në mbrëmje nis Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës”, që mbahet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.