FIDANISHTJA

E vërteta e përmendores “Luftëtari i plagosur” e ngritur më 16 nëntor 1963 në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – “Luftëtari i plagosur mbanë në dorë një fëmijë”, është simbolika e përmendores në qendër të qytetit të Gjilanit, e ngritur më 16 nëntor 1963 me rastin e 19 vjetorit të “çlirimit” të Gjilanit dhe 20 vjetorit të formimit të Batalioneve të Kosovës në “Serbinë Jugore”. Pra, kjo përmendore përfaqëson “dëshmorët” e rënë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe është ngritur me motive të një politike të re të forcimit të vëllazërimit e bashkimit të të gjithë popujve të Jugosllavisë dhe atyre të Gjilanit e rrethinës në veçanti.

Të shtunën e 16 nëntorit të vitit 1963 në qytetin e Gjilanit, nën kujdesin e organeve të atëhershme qeverisëse dhe drejtuesve politikë të Kosovës, në një miting të madh dhe nën shoqërimin e flamujve jugosllavë, në sheshin “Marshali Tito” në Gjilan, kishin marrë pjesë: Raja Nedelkoviq, kryetar i shoqatave të Lidhjes së Luftëtarëve të Serbisë, Dushan Mugosha, sekretar i Komitetit Krahinor të LKS, Stanoje Aksiqi, kryetar i Kuvendit të “Krahinës së Kosovës e Metohisë”, Xhavit Nimani, kryetar i Lidhjes Socialiste, Ali Shukrija, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të “Krahinës”, Iliaz Kurteshi, sekretar organizativ i Komitetit Krahinor të LKS, Xhevdet Hamza, kryetar i shoqatave të Lidhjes së Luftëtarëve të “Krahinës” etj.

Në këtë miting kishin marrë fjalën Stanoje Aksiqi, Bajram Selimi, sekretar i Komitetit Komunal të LK, ndërsa Kërsto Filipoviqi-Grofi e kishte bërë inaugurimin e përmendores. Në këtë “eveniment” kishte folur edhe Halil Fejzullahu, luftëtar i kësaj treve. Pjesëmarrës ishin masa të gjera popullore, luftëtarë e punëtorë. Në mesin e 65 luftëtarëve ishin edhe Milloje Stojilkoviqi, Gligorije Llaziqi, Milivoje Markoviqi, Senta Iliqi, Hilmi Haziri, Rezak Shala etj.

Me këtë rast u veçua rëndësia e 650 “luftëtarëve e dëshmorëve” të rënë për “çlirimin” e Gjilanit e rrethinës, Bujanocit, Preshevës, “Serbisë së Jugut”, Kosovës e Podujevës. “Të gjithë dëshmorët e kësaj ane – martirë të Revolucionit – për ngadhënjimin e tij, sot më 16 nëntor… thuajse u përtërinë. U ringjallën. Përmendorja e tyre në sheshin “Marshali Tito” u tha ditën e inaugurimit të kësaj përmendoreje. Këtë përmendore e kishte skalitur skulptori nga Beogradi, Ante Gërzhentiq. Në këtë përmendore u hodhën kurora lulesh, ndërsa pamja e saj llogaritej se e “stolisi qytetin”.

ARKATANA

Prej këtij tubimi i ishte dërguar letër përshëndetëse sekretarit të përgjithshëm të LKJ dhe kryetarit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, J. B. Titos. Ndërkohë pas përfundimit të inaugurimit të saj ishin organizuar programe të shumta kulturore, artistike dhe sportive.

Si e tillë, kjo përmendore nuk përfaqëson të vërtetën historike të popullit shqiptar në Gjilan e rrethinë, sepse 16 nëntori i vitit 1944 në Gjilan, për shqiptarët nuk konsiderohet si ditë çlirimi, por si ditë ripushtimi, e përcjellur me vrasje e masakra ndaj popullit shqiptar.

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.