E trishtueshme dhe e dhimbshme, lopët ngordhin edhe pas vaksinimit
Gjilan – Tri lopë brenda dy ditësh kanë ngordhur në Verbicë të Zhegocit. Rexhep Sejdiu fermer thotë se pas vaksinimit sëmundja Gungore vetëm sa është përshpejtuar.
E ashtuquajtura sëmundja Gungore ka mbytur tri lopë brenda dy ditësh në Verbicë të Zhegocit.
Rexhep Sejdiu fermer dhe njëri nga të atakuarit e kësaj sëmundje thotë për rajonipress se është e habitshme se si lopët po ngordhin edhe pasi janë vaksinuar. “Pas vaksinimit vetëm sa është përshpejtuar kjo sëmundje. Disa lopë të ngordhura e disa të sëmura janë një zhgënjim tek fermerët pasiqë kanë të vetmin burim të jetës në Malësinë e Verbicës së Zhegocit” tha Rexhep Sejdiu./rajonipress/

