UBT

E treta e vërteta për Colm Toibin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dy herë i nominuari për çmimin Booker, shkrimtari irlandez Colm Toibin, kryeson listen për çmimin letrar “Man Booker”, lista po ashtu përfshin shkrimtarin anglez Jim Crace, zimbabveanin NoViolet Bulavayo, Eleanor Catton nga Zelanda e Re, indiano-amerikanin Jhumpa Lahiri si dhe autorin kanadez Ruth Ozeki.

“Shtrirja e tij në nivel global, ka dhënë një mendje e jashtëzakonshme, e cila dëshmon vitalitetin dhe gamën e romanit bashkëkohor në të mirën e saj” tha kryesuesi i panelit Robert Macfarlane.

58 vjeçari Toibin është i nominuar me “Dhjatën e Marisë”, historia e një gruaje që ka humbur djalin e saj në një ngjarje kataklizmike duke e çuar në një mjerim të shfrenuar.

“Harvest” i Graces tregon historinë e të huajve që vijnë nga një fshat në fund të verës para se një zjarr në lokalin e një feudali çon në dënimin si dhe në dyshimin e magjisë dhe diçkaje të errët që është thelbi i tregimit.

GRANDEMALL

Kjo është hera e parë që secila prej katër shkrimtareve femra është e nominuar për çmim.
Ata në mesin e tyre kishin një Budist (Ozeki), një anëtar të komitetit të presidentit Barack Obama për art dhe humanitet (Lahiri) dhe shkrimtari i parë i Zimbabvesë kësaj here përbëjnë listën e ngushtë (Bulavayo).

Eleanor Catton, i cili ishte i 28-ti në listën e fituesve, ishte më i riu në listën e ngushtë. Macfarlabne, një akademik, shkrimtar dhe kritik, tha në konferencë për shtyp se për të shpallur listën e ngushtë, trupi gjykues kontrolloi me kujdes për të gjetur origjinalitetin.

“Ne i shikuam me kujdes, na mori kohë të gjatë, ishte e mundimshme por e gjetëm atë”, tha ai. Çmimi për fituesin e 50,000 funtash, në kuadër të çmimit Man Booker do të shpallet me 15 tetor. Hilary Mantel u fut në librat e historisë vitin e kaluar, duke u bërë gruaja e parë dhe anglezja e parë që fiton çmimin e lakmueshëm Man Booker./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.