Fundamenti

E tmerrshme: Para fëmijëve ia preu gruas kokën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Para syve të fëmijëve, turku Orhan Sircasi, 32 vjeç nga Berlini, vrau gruan e tij 30 vjeçare në banesën e tyre në lagjen Kreuzberg, të banuar kryesisht emigrantë.

Që tmerri të jetë më i madh, viktimën e ka prerë copë-copë, ka dalë në kulmin e ndërtesës ku jeton, me kokën e gruas në një dorë e në tjetrën me thikën e mbushur me gjak.
Deri tash nuk dihen motivet e këtij krimi. Megjithatë, sipas fqinjëve ai edhe më herët e keqtrajtuar gruan e tij.

KKVITI

“E ka hedhur kokën në barin para ndërtesës. Kur e kemi telefonuar policinë, e cila ka arritur menjëherë, Orhani është mbrojtur dhe ka rezistuar, por shpejtë është mundur”, thonë dëshmitarët.

Në banesën ku ka ndodhur krimi ishin gjashtë fëmijët e Orhanit dhe të gruas së ndjerë, të moshës deri në 10 vjeç. Fëmijët nuk janë lënduar, por gjenden nën mbikëqyrjen e psikologëve në spital. /Telegrafi/